E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret, Ballkani dhe Anadolli

Petrit Selimi

Ndaj Turqise gjithmone kemi pasur ndjenja te perziera. "Mall turk", themi kur na prishet ndonje vegel e blere rishtazi. Mall i bere shpejt e shpejt, i kualitetit jo bash me te mire.

Mustaqet omniprezente tek burrat e filmave e serialeve turke te kohes se sateliteve, gjate nentedhjetave te erreta, po ashtu nuk zgjerojne kujtime te dashura.

Nje amalgame e tere veprimtaresh politike e intelektuale, perbere prej Kryetarit te ndjere Ibrahim Rugova, e deri shkrimtari Ismail Kadare, ishin bartes te teorise se identitetit perendimor te shqiptareve, me perqendrim ne madherine epike te rezistences se krishterimit shqiptar ndaj Perandorise Otomane.

Por, ne mendje e ne zemra, ky interpretim nuk ka fjetur krejtesisht lehte. Shume prej asaj qe na ben ne shqiptaret dhe ballkanasit europiane pak me ndryshe, mban ferkema te Anadollit. Jo vec kafja e llafet e pafundme turke, por edhe strukturat e medha shoqerore dhe botekuptimi per shoqerine dhe individin.

Turqia ka qene simbol i kaosit dhe aneve te keqija te shqiptareve. Atyre te trasheguara nga "okupatori" (i cili qendroi dhe u misherua me te okupuarin aq gjate sa qe humbi kualitetet e forces okupuese).

Njerez shume me te lexuar e kenduar se autori, kane dokumentuar e analizuar per kete thyerje tek shqiptaret midis orientalizmit dhe oksidentizmit.

Mendimi im per Turqine ka qene i ngjashem. Jo edhe shume entuziast. Kurre nuk kam shkuar ne bregdetin turk, pak edhe per shkak paragjykimeve.

Dy momente, ne dy vitet e fundit, ma ka ndryshuar thelbesisht mendjen.

Njera ka te beje me nje kend te Turqise midis Prishtines.

Tete vjet pas renies se Konstantinopojes se pushtuar nga Sulltan Mehmet II al-Fatih - Sunduesit, ne mes te Prishtines ndertohet nje xhami e bukur dedikuar prijesit me te madh boteror te anno domini 1460.

Sot mbetet relikt i rralle, xhamia e fundit ne tere Ballkanit dedikuar Sulltanit. Eshte margaritar i vertete i Kosoves, i listuar si monument i mbrojtur qe pesedhjete e kusur vjet. Thone se mevludet e kenduara aty kane prekur edhe melaqet.

Shpesh kam rreh ate rruge prej qendres, kah Muzeu i Kosoves, e Xhamise se Mbretit, drejt Taslixhes, pakuptimte e ri-emeruar Cameria (a ngjashem). Vitet e fundit, se ecuri asaj rruge me eshte bere mundim.

Nese injorojme pluhurin dhe zhyllin dhe te gjitha ndertimet pa leje, nuk ke mundur te injorosh se si po shkaterrohen ish-hotel Skenderbeu ("Union"), xhamia e Carshise, xhamia e Mbretit, Sahat Kulla, e tutje me radhe deri tek shtepia e Hivzi Sylejmanit te ndjere.

Xhamia e Mehmet al-Fatih perjetoi goditjet me te renda. Libraria e djegur ne oborr te saj nga policia serbe, me perplot libra, doreshkrime e Kurane te vjeter otomane, u zevendesua me nje qender tregtare me xhama shitoresh dhe ngjyre portokallte te dhezte, ndertuar nga Bashkesia Islame e Kosoves. Aty ku kane qene librat, tani shiten miniqat edhe ndonje bakllave.

Muri i vjeter i Xhamise se Mbretit, e vjeter gati 600 vjet, u shpua pa meshire pas luftes, per t'u instaluar erkondishna hoxhallareve.

Para nje viti, Republika e Turqise ndermori masa per restaurimin e xhamise.

Ju rrefej bashkeqytetare, qe puna e kryer eshte e shkelqyeshme. E riparuar ne teresi, pa ndryshuar asgje, por duke ruajtur shpirtin e kohes, Xhamia e Mbretit mbetet nje nga nje duzine objektesh qe jo duke falenderuar mundimin tone dhe zellin per te shkaterruar.

Xhamia e ktheu ngjyren e vet te gurit te bardhe dhe qendron lart dhe krenare midis kaosit "turk" [sic!] qe e rrethon.

Momenti i dyte qe permenda ne nentitull, lidhet me diten kur Turqia pranoi pavaresine e Kosoves. Kryeministri Erdogan, ne seance speciale te Kuvendit te Turqise, thirri tek foltorja te rinj kosovare qe studiojne ne Turqi, dhe u uroi atyre shtetesine dhe shtetin e ri. E gjitha e transmetuar drejtperdrejt. Ishte ndoshta njohja me e prekshme dhe me personale. Gati familjare.

Dhe keshtu zemra m'u hap per Turqine. Me vjen mire qe jane rehatuar ne nje ambasade simpatike ne Taslixhen e vneshtave perandorake. Me vjen keq qe afer ambasades tash e sa vite funksionon nje deponi private mbeturinash.

Ndoshta eshte dashur qe kolumnen t'ia dedikoja Arabise Saudite.

Por, ata definitivisht s'i kam afer zemres (edhe dyshoj qe ma ze zemren ndonjera nga xhamite e shumta te ndertuar nga ta, me zor e pa shije).

Afer Xhamise se madhe eshte shtepia orientale e Akademise se Arteve dhe Shkencave. Edhe hamami qe assesi nuk po rindertohet.

Aty eshte edhe Teqeja e Shehut (se familjes se Maksut Shehut) me drurin e madh te dudit qe ka sharruar varret e buzeve te cara te tere nje qyteti. Shtepi e dervisheve tane mistike (qe tani po rrehen si qene nga fundamentalistet puritaniste).

Tablo te nje kohe dhe marredhenie me Turqine, qe ishalla ne kohera e reja do te kete jete te gjate.

"Express", Prishtine


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›