Xhaferri: Rama, ne komision per te dhene shpjegime, ka abuzuar me lejet
Mazhoranca nuk humb asnje dite kohe, per hetimin e kryetarit te bashkise, Edi Rama. Menjehere pas votimit ne Kuvend, kryetari i komisionit Ferdinand Xhaferi mblodhi dje komisionin, i cili perbehet vetem nga deputete te mazhorances, pasi opozita nuk pranoi te marre pjese. Ne mbledhjen e pare te konstituimit te grupit hetimor, Xhaferri nuk kurseu dhe akuzat, se Rama ka dhene gjate qendrimit te tij ne krye te bashkise se Tiranes, leje ndertimi ne konflikt interesi dhe per miqte e tij. Nderkohe qe ky komision, vendosi qe pervec kerkeses se dokumentacionit mbi procedurat e dhenies se lejeve te ndertimit, te therrase per shpjegime, kryetarin e Bashkise Rama. "Askush nuk thote se Rama, nuk ka vjedhur. Te gjithe pranojne se me qendrimet e mbledhjeve te fundit te KRT-se, Edi Rama ka vulosur rastin me skandaloz te korrupsionit ne historine 17-vjecare te pluralizmit ne vend", akuzoi Xhaferri. Sipas tij, nje vend qe aspiron te aplikoje me dite per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian, nje vend anetar i NATO-s, nuk mund ta lejoje qe te kete nje individ brenda tij, qe ta trajtoje kete vend si qytetet e Italise se Jugut, dekada me pare. Nga ana tjeter, Xhaferri sqaroi se komisioni hetimor eshte plotesisht ne perputhje me Kushtetuten e vendit dhe ligjet ne fuqi. Sipas tij, ky grup hetimor i ngritur me votat e Kuvendit, po vepron ne baze te Kushtetutes, rregullores se Kuvendit si dhe ligjit per komisionet hetimore. "Edi Rama dhe te gjithe njerezit prapa tij deklarojne se eshte fushate zgjedhjesh dhe nuk mund te hetohen, sikur koha per te zgjedhur eshte kohe per te vjedhur ose flasin per pavaresine e pushtetit vendor, a thua se kjo pavaresi eshte licence per te bere korrupsion", u shpreh Xhaferri. Ai hodhi poshte, pretendimet e kryetarit te baskise, Rama dy dite me pare, i cili theksoi se Kuvendi nuk mund te hetoje kater muaj para zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare. Zgjedhje te cilat do te zhvillohen ne 28 qershor. R. Rapushi