E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: Qeveria s'privatizon para zgjedhjeve

Partia Socialiste reagon nje dite pasi Kuvendi, miratoi pa votat e opozites licencen per operatorin celular te 4, duke lejuar keshtu futjen ne treg te tij. Deputeti Arben Malaj, e ka cilesuar veprimin me te fundit te qeverise, te padrejte pasi sic theksoi ai nuk mund te realizohen privatizime strategjike pak kohe para zgjedhjeve. "Dy muajt e fundit asnje qeveri nuk mund te beje privatizim ne sektorin strategjik", deklaroi Malaj, teksa nenvizoi deshtimin e procesit te tenderimit per operatorin celulare kater nga Enti Rregullator i Telekomunikacionit. "Kur ERT e ka deklaruar te deshtuar procesin, atehere procesi duhet te ritestohej dhe te kishte transparencen maksimale", tha Malaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›