E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alaskë, 4 alpinistë rezultojnë të zhdukur

Katër alpinistë japonezë figurojnë të zhdukur dhe dyshohet të kenë vdekur nga një ortek në malin Mekinlli të Alaskës.

Një alpinist i grupit i ka mbijetuar ortekut më 14 qershor dhe ka qenë në gjendje të zbresë për të kërkuar ndihmë.

Ekipet e shpëtimit kanë kontrolluar zonën në tre ditët e fundit, por nuk kanë mundur dotë të gjejnë trupat e alpinistëve apo gjurmë të tyre.

Kërkimet vazhdojnë, edhe pse zyrtarët thonë se ka pak shanse që alpinistët të jenë gjallë.

Nëse konfirmohen të vrarë, ky do të ishte aksidenti më i rëndë në mal që kur katër alpinistë kanadezë humbën jetën në vitin 1992.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›