Tiranë, tritol makinës së efektivit të policisë
Eksploziv makinës së një efektivi të policisë në Tiranë. Shpërthimi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e 21 dhjetorit në kryeqytet dhe fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.
Ka qene ora rreth 03:35 minuta, kur makina me targa të huaja OF HA 502, e cila i përkishte një punonjësi të policies numër 2 në Tiranë ka shpërthyer.
Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga vendosja e një sasie tritoli poshtë automjetit, dhe për pasojë makina ka pësuar edhe dëmtime të shumta.
Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, shkaqeve të vendosjes së lëndës plasëse dhe identifikimin e autorit.