Alba, i mirëseardhur në Barcelonë

Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Adriano ka mirëpritur mundësinë e transferimit të ‘rivalit’ Jordi Alba nga Valencia.
Nou Campi është përmendur si destinacioni më i mundshëm për 23 vjeçarin dhe Adriano ka lavdëruar Alban, edhe pse ai luan në të njëjtën pozitë me të.
“Më pëlqen Alba si futbollist, ai është shumë i mirë, luan mirë në të dyja aspektet. Ai di të shfaqet i rrezikshëm në sulm, kurse është edhe mbrojtës shumë i mirë. Nëse Barcelona e transferon, do të jetë i mirëseardhur”, deklaroi Adriano për të përditshmen katalane El Mundo Deportivo.