Suarez ëndërron Spanjën

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez ka bërë të ditur se ëndërron të luajë në Spanjë. 25 vjeçari erdhi në Anfield Road nga Ajax në janarin e vitit 2011 për 23 milionë funte.
Por, uruguaiani ka pranuar se dëshiron të sprovohet në La Liga.
“Shpresoj që në të ardhmen të luaj në Spanjë sepse së bashku me ligat angleze dhe italiane është liga më e mirë në botë. Çdo futbollist ëndërron të luajë atje”, deklaroi Suarez për marca.com. Në të kaluarën, Suarez është përmendur si objektiv i Real Madridit.