Alban Bushi i shënon gol Panathinaikosit

Golashënuesi më i mirë i kombëtares shqiptare ka shënuar gol në portën e skuadrës së Panathinaikosit në ndeshjen e Kupës së Greqisë në të cilën skuadra e tij Apollon Kallamaria e ka baarzuar me rezultatin 1:1 gjatë kohës së rregullt. Shqiptari ka shënuar golin e parë në ndeshje duke kaluar në avantazh skuadrën e tij në minutën 14-të, ndërsa skuadra nga Athina ka arritur që të barazojë në pjesën e dytë. Gjithsesi skuadra e Bushit është eliminuar pas ekzekutimit të penalltive.