Hamburgu i Besart Berishës fiton Kupën Dubai

Albania-Sport (AS) -Hamburgu i sulmuesit shqiptar Besart Berisha fitoi turneun e Dubait, pasi mundi në ndeshjen e dytë përfaqësuesen e Emirateve të Bashkuara Arabe me rezultatin 1-0. Golin e vetëm e shënoi me kokë Collin Benjamin (39').Takimi u ndoq nga 5500 shikuesë.
Besart Berisha u aktivizua në pjesën e parë të takimit dhe u zëvendësua në fillimin e pjesë së dytë nga Sanogo.
Pak ditë më parë (të hënën) Hamburgu fitoi me Kombëtaren e Iranit (2-1), ku golin e fitores e shënoi Besart Berisha.