Siena-Kievo, nesër mbyllet çështja Bogdani

Albania-Sport (AS) Nesër pritet ti jepet fundit enigmës së destinacionit të ri të sulmuesit shqiptar Erjon Bogdani. Është vetë klubi i Sienës që e ka bërë të ditur këtë përmes një komunikate për shtyp, ku theksonte faktin se drejtuesit e klubit bardhezi ishin takuar me drejtuesit e Kievos, në lidhje me të ardhmen e sulmuesit shqiptar, tratativa që duken se janë në mbyllje pozitive pasi dhe Bogdani ka dhënë pëlqimin paraprak. Nesër do të formalizohet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes.