Marseja e Lorik Canës humbet 3-4 me Bajernin

Albania-Sport (AS) - Olimpiku i mesfushorit shqiptar Lorik Cana u mund 3-4 nga Bajerni i Mynihut, në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë të "Dubai Cup". Lorik Cana luajti për 90 minuta. Marseja kaloi tri herë në avantazh (2-0, 3-1), por u ndëshkua në pesë minutat e fundit kur bavarezët shënuan tri herë: Makaay (85', 87') dhe në minutën e 92 Gorlitz vulosi fitoren e Bajernit të Mynihut. Për Marsejën shënuan Nasri (13'), Cisse (26') dhe Pagis (48').