Seferi kundër kroatit Puljak

Megjithëse ishte menduar për një duel me ish-kampionin evropian, holandezin Don Diego Poeder, boksieri shqiptar i ringut profesionist do të ketë një përballje më të lehtë në mbrëmjen e 20 janarit kur shqiptari do të ngjitet në ring në një nga paramecet e mbrëmjes valuev-McCline, të cilët do të luftojnë për titulln e kampionit të botës së kategorisë së rëndë në versionin WBA.
Seferi do të boksojë kundër kroatit Sinisha Puljak në një përballje që është planifikuar që të zgjasë tetë runda. Boksieri kroat ka një karrierë fare modeste në boksin profesionist pasi ka zhvilluar deri më tani vetëm 6 duele, ndërsa vetëm dy porej tyre i ka fituar. Në anën tjetër Seferi që është ndër shqiptarët më të suksesshëm të ringut profesionist deri më tani ka shënuar 17 fitore dhe 5 humbje.