E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ze Roberto, partneri në mesfushë i Canës

Albania-Sport (AS) - Braziliani i njohur i Bajernit të Mynihut, Ze Roberto do të jetë plotësuesi ideal i lojës së shqiptarit Lorik Cana në mesfushën e Olimpikut të Marsejës. Lajmi është bërë i ditur sot, nga siti francez omnplanete.com, që thekson faktin se Marseja kishte shumë kohë që ishte në kontakte me brazilianin 32 vjecar, që ka luajtur për tri klube në Europë: Realin e Madridit, Bajer Leverkuzen dhe Bajernin e Mynihut. Siti francez, theksonte faktin se blerja e re e presidenit të Marsejës, Diuf, është në mbështetje të mesfushorit potent shqiptar Lorik Cana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›