E Diel, 1 Nëntor 2026

Alban Jaho: Sfidat e reja të DigitAlb

"Sfidat e reja të DigitAlb"

Teknologjia dixhitale ishte një ambicie e madhe e Tanit të "Top"-it, por një realitet i huaj për Shqipërinë. U desh guxim, këmbëngulje dhe shumë punë parapërgatitore që transmetimet e para të nisnin nën logon DigitAlb. Ishte koha e zhvillimit. Të mësuar deri atëherë me programe modeste televizive, publikut shqiptar iu ofrua një platformë e tërë me një shumëllojshmëri programacioni për të kënaqur shijet. Gjithçka e dubluar dhe e përkthyer në shqip. Një investim madhor. Shumë shpejt DigitAlb u rrit. Kanale të reja në transmetimin tokësor e satelitor, programacion gjithnjë e më i pasur, transmetim në teknologjinë e fundit HD. Synimet shkojnë më tej. Në këtë 5-vjetor, drejtori i përgjithshëm i DigitAlb, Alban Jaho, tregon për projektet ambicioze që do të realizohen së shpejti.

Sot shënohen 5 vjet nga koha kur platforma e parë televizive dixhitale nisi transmetimet në Shqipëri. Si lindi ideja për implementimin e kësaj teknologjie në median elektronike?

Ideja dhe iniciativa ishin të Dritan Hoxhës. Në vjeshtën e 2003-shit, në panairin më të madh të elektronikës - NAB në Las Vegas, u promovua shumë implementimi i teknologjisë dixhitale tokësore. Menjëherë pas saj, Tani nisi punën për fillimin e realizimit të këtij projekti tepër të vështirë. U punua shumë gjatë kohës parapërgatitore deri në momentin që dolëm zyrtarisht në transmetim. Projekti u skicua e modifikua me dhjetëra herë, derisa ai mori formën përfundimtare. U punua jo vetëm për zbatimin teknik, por mbi të gjitha për programacionin, për përkthimin dhe dublimin e tij në shqip, për imazhin, grafikat, faqosjet, reklamën etj. Ne të gjithë ishim në "Top Channel" atë kohë dhe kjo na ndihmoi mjaft që të ecnim përpara shumë shpejt dhe të ishim të sigurt. Kishim përvojën e duhur, kishim besim dhe ishim në momentin e duhur. Më duhet të përmend që në këtë proces patëm një suport të fortë edhe nga aksionerët e DigitAlb. Bashkëpunimi me ta ishte një sukses më vete. Edhe vetë tregu mediatik i asaj kohe ishte pjekur për një hop të ri në zhvillimin e medias elektronike. Do thoja njerëzit e duhur, në kohën e duhur, në momentin e duhur!

Çfarë synohej të sillej përmes këtij investimi madhor në vitin 2004, atëherë kur u vendos që kjo teknologji të praktikohej në Shqipëri?

Synohej të sillej zhvillim! Zhvillim tërësor, me teknologjinë më moderne të kohës, zhvillim në programacion, me larmi kanalesh për të gjitha kategoritë e popullsisë. Por përveç gjithë sa përmenda më lart, synohej të zhvillohej edhe tregu. Për herë të parë u prezantua dhe filloi të funksiononte TV me pagesë, i cili ishte një koncept dhe mentalitet i ri për atë kohë. Njerëzit nuk besoj se ishin shumë familjarë me të, por vetëm kishin dëgjuar rreth tij. Kështu, duke llogaritur të gjithë këto elemente, mendoj që patëm një zhvillim të tregut mediatik në një nivel cilësor shumë të lartë. Do ta konsideroja një revolucion teknologjik dhe programor në fushën e mediave elektronike.

Në fillim ka pasur edhe skeptikë. Sot, pas pesë vjetësh, cila është përgjigjja që ju u ktheni atyre?

Vetë funksionimi i platformës, e cila zhvillohet gjithnjë e më shumë, besoj që tregon se ne kishim të drejtë. Është normale të hasësh kundërshti nga aktorë të ndryshëm, pjesë e këtij tregu në raste të projekteve të tilla. Më tepër mendoj që ishte pasiguria që patën institucione apo operatorë të tillë, një pasiguri që vinte nga mosnjohja e këtyre proceseve. Në situata të tilla shpesh ata zgjedhin të rrinë mënjanë apo në pozicione mbrojtëse, pa qenë aktivë dhe bashkëpunues, por edhe më keq kur janë frenues ndaj zhvillimeve të tilla. Përplasja me koncepte e mentalitete skeptike është më e vështira. Kjo pati koston e vet në ecurinë e këtij projekti, të cilën ne po e ndjejmë dhe sot.

Si është rritur DigitAlb gjatë këtyre viteve?

DigitAlb, në pesë vite, është zhvilluar në të gjitha drejtimet; në mbulimin e territorit ku ofrohet shërbimi, në shtimin e kanaleve (sot në satelit jemi me 56 kanale), me më shumë programe e këto të gjitha të dubluara apo përkthyera në gjuhën shqipe, në implementimin e teknologjisë së re (High Definiton), në futjen e programeve PPV, e mjaft të tjera. Edhe sot ne kemi kënaqësinë të prezantojmë një kanal të ri, vetëm me prodhime shqiptare, kanal i cili i dedikohet ish-Presidentit tonë të ndjerë, mikut tonë, z. Dritan Hoxha. Ndaj kanali do të ketë siglën e preferuar të tij - "T".

Përmes transmetimit satelitor, DigitAlb i ka kapërcyer kufijtë për të mbërritur te shqiptarët në të gjithë botën, duke u bërë edhe një urë lidhëse mes tyre dhe Shqipërisë. Cili është impakti social i kësaj teknologjie?

Sot jemi pjesë e pothuaj çdo familjeje shqiptare, brenda dhe jashtë Shqipërisë, ndaj shpesh themi DigitAlb i të gjithë shqiptarëve. Teknologjia të jep mundësi të komunikosh kudo, kurdo dhe me këdo, por kjo nuk mjafton. Pikërisht këtu mendoj se është suksesi ynë: me këtë teknologji moderne arrijmë të përcjellim atë që është më e rëndësishmja, programacionin më të përshtatshëm për çdo shqiptar, kudo gjendet ai, brenda apo jashtë Shqipërisë, në Jug apo Veri. Të gjithë shqiptarët kanë çfarë të gjejnë dhe të shijojnë në DGA. Për më tepër, për ata që jetojnë jashtë Shqipërisë, është një ndihmë e madhe për të qenë në kontakt me çdo gjë që ndodh këtu. Po ashtu, përmes kësaj platforme fëmijët e tyre kanë ruajtur apo kanë mësuar gjuhën shqipe. Çdo gjë që ndodh në botë, të rejat më të fundit janë gjithnjë të pranishme. Informimi besoj se është në shkallën maksimale. Kemi arritur të kontribuojmë sadopak në ruajtjen e identitetit, zhvillimit të ndjenjës dhe krenarisë kombëtare.

Vazhdimisht DigitAlb pasurohet me risi në programacion, por edhe në cilësinë e transmetimit. A ka projekte të tjera në këtë drejtim?

Përmenda edhe më lart që në strategjinë tonë mbetet zhvillimi i mëtejshëm i gjithçkaje që është arritur, teknologji, programacion, cilësi etj. Në projektet e afërme do të fokusohemi shumë në zhvillimin e programeve dhe kanaleve HD, si dhe të programacionit me prodhime shqiptare. Po kështu kemi filluar dhe do vazhdojmë të shtojmë në platformën satelitore më shumë kanale shqiptare, në teknologjinë më të fundit (MPEG-4). DigitAlb së shpejti do të angazhohet në prodhimin e programeve shqiptare jo vetëm për fëmijë, por edhe për një audiencë më të gjerë. Do të ketë më shumë muzikë, sport, filma dokumentarë dhe informacion, ajo që njerëzit me të vërtetë kërkojnë. Numri i kanaleve dhe teknologjia HD mbetet prioritet për ne. Ajo do të bëjë diferencën dhe do të jetë e ardhmja.

Cilat janë sfidat drejt të cilave synohet në të ardhmen?

Ne synojmë të jemi pjesë e rëndësishme dhe promotore e procesit të kalimit të Shqipërisë në transmetime dixhitale tokësore nga ato analoge aktuale, parë ky, si proces i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në Europë. Bashkëpunimi me operatorët kabllorë dhe të tjerë, në mënyrë që edhe ky treg, të dixhitalizohet dhe të formalizohet dhe të jetë në standardet e duhura. Ndërkaq, një tjetër sfidë për ne do të jetë ruajtja e gjithë kësaj sa kemi arritur këto kohë dhe zhvillimi në mënyrë progresive në përmbushjen e të gjitha kërkesave dhe shijeve të publikut në rritjen cilësore të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›