Rrëfimi i Bruce Springsteen: Me Obamën bota ka më shumë shpresë
Në katër të mëngjesit bie telefoni: "Alo...? Jam Bruce Springsteen...". Po, është pikërisht ai. Zëri i ashpër dhe theksi i pangatërrueshëm i artistit nga New Jersey nuk mund të ngatërrohen. "Boss"-i, ashtu siç e njohin të gjithë, merr në telefon nga Vjena gjatë një pushimi të shkurtër. Pak më vonë i duhet të ngjitet në skenë me "E Street Band". Por në fillim artisti, që me "Born to Run" ka rishpikur artin e arratisjes, rokeri që ka ndriçuar me këngët e tij anën e errët të ëndrrave amerikane, pranon të tregojë disa të fshehta. Në prag të turit të tij europian, ai ka dëshirë të flasë për shumë gjëra: për turin triumfues "Magic", apo albumin që e përfundoi vetëm pak muaj më parë. Normalisht duhej ta shikonin pas disa vjetësh në skenë, por fitorja e Barak Obamës e bëri që të publikonte menjëherë një album të ri, "Working on a dream", me të cilin është gati t‘u hapë sfidë një sërë koncerteve të reja. Springsteen është një nga artisët e huaj që së bashkë me Madonën adhurohen shumë në Europë. Në turin e sivjetshëm veror, Bruce nuk do ta ketë me vete gruan Patti, e cila do të qëndrojë në shtëpi bashkë me fëmijët. Këtë vit do të mungojë edhe bateristi Dan Federic, që vdiq vitin e shkuar. Por, pjesa tjetër do të jetë e gjitha: Steve Van Zandt, Nils Lofgren, Clarense Clemons, Roy Bittan, Gary Tallent. Shokët e suksesit me të cilët i lidh një pakt gjaku që zgjat prej 37 vjetësh.
Prej disa vitesh ju zhvilloni vetëm ture pa u ndalur. Dëshironi të thyeni rekordin e "Never Ending Tour" të Bob Dilanit?
E vërteta është se kam bërë disa albume jo shumë larg nga njëri- tjetri në bashkëpunim me "E Street Band". Një fakt i pazakontë për mua. Kësaj here më është dashur të krijoj shumë këngë të reja për grupin. Gjatë "Magic Tour" kemi regjistruar gjithçka shpejt e shpejt dhe kështu u bë edhe disku i ri, sa hap e mbyll sytë. Për këtë arsye nuk kemi ndaluar asnjë çast. Gjithmonë kemi pasur gjëra të reja për të treguar.
Patët një pritje madhështore: rreth 100 mijë njerëz në Glastonbury, e po kaq në Londër? E prisnit?
Gjatë "Magic Tour" e kuptova se kishim arritur të bënim për vete një numër të jashtëzakonshëm njerëzish. Grupi ishte në gjendje perfekte, luante muzikë shumë të bukur. Të ndaleshim në ato çaste do të ishte mëkat. Ky tur po konfirmon se kemi edhe një publik të ri që na ndjek dhe na do. Për shembull, janë të shumtë 17-vjeçarët që na pëlqejnë e që vijnë në koncertet tona. Kjo është një surprizë, e cila po na jep më shumë forcë.
Për sa u përket koncerteve që mbahen mend gjatë. Këtë vit do të festohet 40-vjetori i "Woodstock". E mban mend se ku ishit atë ditë?
Po, e mbaj mend mirë. Isha 20 vjeç dhe po luaja në një lokal studentor në "Asbury Park" për 25 dollarë nata. Nuk kam qenë kurrë një hipi, edhe pse e kisha një pamje të tillë. Kur mësova se mijëra ata të rinj do të shkonin nga të gjitha anët e Amerikës për ta ndjekur, mendova me vete: paska shumë njerëz. Kështu vendosa të qëndroja në shtëpi.
E dini se në shumë këngë tuaja flitet për njerëzit e varfër, klandestinët dhe problemet...
Përmes këngëve të mia jam përpjekur gjithmonë të tregoj botën ku njerëzit e përballojnë realitetin në të cilin jetojnë. Një realitet i largët për idealet dhe realizimin e ëndrrave. Këto janë kohë shumë të vështira. Kam hasur në periudha të tjera recesioni, kur kam shkruar "The river" në fundin e viteve ‘70, ku në SHBA miliona njerëz ishin të papunë. Shumë këngë të albumit merrnin shtysë nga ajo situatë dramatike. Por kriza aktuale duket më e rëndë. Në SHBA flitet për një tregues papunësie shumë më të lartë se sa ishte parashikuar. Ende nuk po shihet ndonjë dritë në fund të tunelit.
Në ç‘mënyrë një koncert roku mund t‘i "marrë parasysh" këta faktorë?
Një performues duhet të jetë i aftë t‘i japë publikut frymëzim dhe argëtim. Në të njëjtën kohë është thelbësore që një pjesë e show-t të ripasqyrojë atë që ndodh në jetën e njerëzve. Jemi të ndërgjegjshëm që duhet të përçojmë atë çka ndodh. Heronjtë e mi, si Woody Guthrie, Bob Dylan dhe Pete Seeger e kanë bërë para meje. Edhe unë ndiej të njëjtën përgjegjësi.
Në falënderimin për mbështetjen që i patët dhënë gjatë fushatës elektorale, Barak Obama tha se dëshironte të bëhej President i Amerikës, sepse nuk mund të ishte Springsteen. Si e pritët?
Nga ana e tij ishte diçka shumë e sjellshme që më bëri një kompliment kaq të madh. Sigurisht që u ndjeva mirë. Më pëlqeu, ashtu siç më pëlqeu fakti që kisha një rol në këto zgjedhje. Fitoi kandidati më i mirë i mundshëm. Bushi kishte konfirmuar mendimet më të këqija që bota nisi të thurte për amerikanët. Përkundrazi, Obama arriti të tregojë anën më të mirë të këtij vendi. Ai ka gjithçka që duhet të ketë një President. Në kohën e betejave për të drejtat civile isha fëmijë, por më kujtohet se sa shumë racizëm kishte. Sot në Shtëpinë e Bardhë është një President me ngjyrë. Por 40 vjet më parë një afro-amerikan nuk mund të punonte as me zjarrfikëset. Kemi hedhur hapa gjigantë. Fitorja e Obamës po na tregon se ndryshimi është i mundur. Më në fund mund të shohim drejt së ardhmes me shpresë.
Mes shkrimtarëve të mëdhenj që tregoni se jeni influencuar, përveç Steinbeck e Lee Masters janë edhe Philip Roth dhe Flannery O‘Connor. Por ti nuk e citon kurrë brezin e poetëve të mëdhenj, pa të cilët thuhet se nuk do të kishim pasur Dylan, "Beatles", madje as "Rolling Stones".
Ndoshta nuk të besohet, por ende nuk e kam lexuar "On the Road" të Jack Kerouac. Një libër i rëndësishëm thonë. Në shtëpinë e prindërve të mi nuk kishte libra. E vetmja kulturë e kultivuar ishte televizioni dhe muzika. Steinbeck, Flannery O‘Connor i zbulova vetëm në fillimet e viteve 80‘. Në muzikën e asaj kohe nuk gjeja stimuj. Ja përse nisa të kërkoj frymëzim në letërsi dhe kinema.
Ju mbushni 60 vjeç pas pak ditësh. Gjysmën e tyre e keni kaluar duke luajtur në një grup roku. Besoni akoma në pushtetin e tij absolut?
Mendoj se roku ka qenë një lëvizje e madhe laike që ka lindur në rrugë. Jo rastësisht është zhvilluar në vitet ‘50 dhe ‘60, kur kisha dhe besimi nisën të humbitnin prestigjin. Pastaj shpërtheu në vitet ‘70 me kundërkulturën dhe revolucionin seksual. Por çuditërisht roku shpreh edhe një dëshirë të fortë transhendence shpirtërore. Por nëse e ka pushtetin për të shpëtuar dikë, këtë akoma nuk e di. Sigurisht që mua më ka shpëtuar. Më ka dhënë mundësinë që të nxjerr energjitë e mia, inatin ëndrrat dhe frustrimet.
Po besimi?
Besimin ma kanë dhënë kënga si "Twist and Shout", apo "Louie Louie". Roku është një vend ku njerëzit nuk mund të qëndrojnë bashkë, të ndajnë pasionet, ëndrrat, zemërimin dhe në të njëjtën kohë të vallëzojnë e argëtohen. Kjo ndodh kur në skenë është një grup i mirë që performon. "E Street Band" është më e mira në botë. Janë njerëz që e duan këtë punë. Kur të vdes do të ngushëllohem me idenë që kam qenë artist i madh.