E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ktheheshin nga fundjava, aksidentohen tre të rinj

Kanë kaluar fundjavën në kryeqytet, aksidentohen
me makinë tre të rinj. Ngjarja
ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të
djeshëm në aksin rrugor Berat-Lushnjë, në
afërsi të fshatit Poshnje. Burime nga policia
e Beratit bëjnë të ditur se
mjeti tip "Benz" me targa BR
04 57 B, që udhëtonte nga
Tirana drejt Beratit në afërsi
të fshatit Poshnje ka dalë nga
rruga dhe ka përfunduar në
një kanal në anë të saj. Rreth
orës 03:00 të mëngjesit të
djeshëm, uniformat blu beratase
janë sinjalizuar për
aksidentin dhe menjëherë
në vendngjarje kanë mbërritur
rrugorët, ku gjetën të
përmbysur në kanal mjetin me tre udhëtarët
në të. Është dashur ndërhyrja e punonjësve të
PMNZSH-së, të cilët kanë sharruar një pjesë të
mjetit, nga ku dhe është bërë e mundur nxjer
rja e tre udhëtarëve përfshi dhe drejtuesin e
tij, duke i transportuar me urgjencë për në
spitalin e qytetit. Burime të repartit të kirurgjisë
të këtij spitali bëjnë të ditur se mëngjesin e
djeshëm janë paraqitur për ndihmë mjekësore
Ilir Halili, 24 vjeç, drejtues
i mjetit, si dhe dy kushërinjtë
Bujar dhe Artur Xhaxhaj,
përkatësisht 23 dhe 25 vjeç.
Ata morën ndihmën e parë
shëndetësore dhe ndodhen
jashtë rrezikut për jetën, por
ende janë nën kujdesin e bluzave
të bardha. Të tre të rinjtë,
banorë të qytetit të Beratit, të
njohur mes tyre, mësohet se
kishin kaluar fundjavën jashtë
Beratit dhe në orët e para të
mëngjesit të sotëm udhëtonin për t‘u kthyer
drejt banesave. Sipas policisë, aksidenti ka
ndodhur si pasojë e shkeljes së rregullave të
qarkullimit rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›