Alban Skënderaj zbulon "Melody"
Alban Skënderaj është i
ndërgjegjshëm për atë
që ka arritur po aq sa
është i ndërgjegjshëm
se ka akoma shumë për të dhënë.
"Melody", albumi i tij më i ri,
është promovuar mbrëmjen e
djeshme në ambientet e "Golden
Time", organizuar nga gazeta
"Shqip" dhe kompania DigitAlb.
Mes të ftuarish, miqsh e dashamirës
së muzikës së kantautori
Skënderaj ka festuar dje daljen
në treg të këtij albumi. "Melody"
është albumi i tij i dytë, që vjen
rreth tre vite e gjysmë pas të
parit, "Fllad në shkretëtirë". Me
12 këngë, Alban Skënderaj është
munduar të sjellë më të mirën
e muzikës së tij, ka punuar me
mjaft qetësi për të, nuk është
ngutur aspak, sepse kësaj here
vërtet dëshironte që gjithçka të
ishte e mirëpërgatitur për publikun
dhe admiruesit e tij.
Ai shkruan dhe këndon, krijon
muzikë dhe na drejtohet të gjithë
me vargjet e "Melody": "Melodinë
edhe në një gur unë do të mund
ta zbuloj, e do lë vetëm vetminë,
derisa ajo do të tingëllojë..."
Dje ju promovuat albumin
tuaj të ri. Mund të na flisni pak
për këtë album?
Unë kam më shumë se tre vjet
që punoj për realizimin e këtij albumi.
Kam zgjedhur që të punoj
me shumë qetësi për këtë album.
Nuk kam dashur t‘i përshpejtoj
gjërat. Kam punuar me etapa, me
shkëputje, kam dashur të marr
gjithë kohën e mundur për të
punuar sa më qetë. Kur punon në
periudha të ndryshme për realizimin
e këngëve, ka dallime dhe kjo
e bën të vijë më ndryshe.
Sa këngë ka "Melody", a është
ndonjëra prej tyre përfaqësuese
e albumit?
Pjesa më e madhe e 12 këngëve
të albumit është realizuar
në Gjermani, por ka edhe ndonjë
prej tyre që është realizuar në Itali.
Unë them se është një album
shumëngjyrësh. Nuk mund të
them në ka një këngë përfaqësuese,
sepse ai i tillë është konceptuar,
secila prej tyre përfaqëson
nga një periudhë të ndryshme të
këtyre tre viteve që është punuar
për të. Unë e gjej veten te secila
këngë dhe kësaj here kam vendosur
të mos zgjedh njërën prej tyre
për ta përfaqësuar.
Pse kë zgjedhur ta quash
"Melody"?
"Melody"... kam zgjedhur
ta titulloj kështu e para, sepse
është titulli i një këngë, por edhe
sepse në të gjithë kemi nevojë për
melodi. Unë vetë kam tatuazh që
shkruan melodi. Kështu shumë
gjëra u lidhën bashkë dhe lindi
"Melody".
Për këtë album, ju keni punuar
në Gjermani. Pse e zgjodhët
këtë vend dhe si është të
realizosh një album në një vend
perëndimor e me tradita në këtë
fushë?
Të bësh një album jashtë, ka
një dallim tepër të madh nëse do
ta krahasoje me realizimet këtu
apo në vende të tjera të rajonit.
Ndryshimet janë jo vetëm në
kualitet dhe në eksperiencë, por
mbi të gjitha është edhe çështje
mentaliteti. Jashtë mund të realizosh
gjëra që këtu nuk mundesh.
Zgjodha Gjermaninë, sepse atje
u krijuan mundësitë, por edhe
sepse aty mund të realizoja këngët
me instrumente live. Unë jam
pak fanatik dhe kërkoj shumë në
realizimin e këngëve, dua të ketë
një tingëllim të mirë jo vetëm për
publikun shqiptar, por edhe për
atë ndërkombëtar. Doja ndër të
tjera edhe një orkestrim modern.
Doja të sillja një frymë ndryshe
që, fatkeqësisht, në Shqipëri nuk
ka hyrë shumë dhe dikush duke
e dëgjuar mund edhe të frymëzohet
e të ndryshojë diçka.
Cila është kënga më e dashur
në këtë album?
Është një këngë që titullohet
"Kur fjalët mungojnë", që është
pak me e veçantë nga ana artistike
për mua. Do të veçoja
gjithashtu edhe një duet, që kam
në album me Miriam Canin.
Është një këngë e interpretuar
në anglisht. Një pjesë e vogël e
këngës, por tepër e fuqishme, pra
refreni është në gjuhën shqipe.
Ne do të donim shumë që nëse
do të na krijoheshin mundësitë
ta promovonim edhe jashtë vendit.
Kjo është e vetmja këngë në
album në gjuhë të huaj.
Si është refreni i këtij dueti?
Lermë të vdes me ty
Të jetoj në ty,
Lermë të digjem në flakët e
zjarrit
që ndezëm të dy....
A është prezantuar ndonjëra
prej këngëve të albumit edhe me
videoklip?
Po, patjetër. Deri tani për
albumin janë realizuar dy klipe
që tashmë kanë nisur të shfaqen
nëpër televizione. Kënga e parë
që është shfaqur titullohet "Larg
dhe afër" dhe "Një herë në jetë", e
cila ka rreth një javë që ka dalë.
Kujt i thua faleminderit për
realizimin e "Melody"?
Faleminderit... faleminderit i
them të gjithë atyre njerëzve që
kanë marrë pjesë në këtë album,
që më kanë mbështetur si nga
ana financiare, ashtu edhe nga
ana shpirtërore e artistike.
Shumë fansa tuaj janë kuriozë
të dinë si lindin këngët
tuaja, duke qenë se ju i shkruani
vetë tekstet dhe muzikën?
Mundohem të frymëzohem
nga gjithçka është e prekshme,
aktuale, nga e përditshmja nga
ato që më rrethojnë, nga problemet
sociale, nga telashet që
shumica e njerëzve i hasin çdo
ditë, por edhe nga gëzimet, njerëzit
gjithashtu më frymëzojnë. E
gjithë këtyre temave, që mua më
frymëzojnë, të cilat më pas i kthej
në këngë e muzikë, unë mundohem
t‘i përcjell me pak magji,
mundohem të jem i lëvizshëm
gjatë gjithë kohës me tekstet, t‘i
sjell ato ndryshe.
Mendon se pikërisht zgjedhja
e temave kaq të prekshme e kaq
afër njerëzve është edhe çelësi i
suksesit për ty?
Mendoj se çelësi i suksesit për
mua është se këtu ka një mungesë
të madhe të njerëzve, që kanë
dëshirë të bëjnë diçka dhe që
duan ta shfaqin veten. E them
këtë, sepse këtu ndihet mungesa
e personazheve, e atyre që janë
vetvetja, e atyre që këndojnë atë
që duan, të shprehin çfarë kanë
dëshirë të shprehin, për këtë
them se kjo është ajo që njerëzit
kanë gjetur tek unë, unë me muzikën
time them atë që ndihej
e mundohem të jem ky që jam.
Aq sa jam krenar, aq edhe më
trishton ky fakt, sepse do të doja
të kishte edhe shumë të tjerë që
ta konceptonin në këtë mënyrë
muzikën.
Kryesisht ju kemi parë në
stilin e një këngëtari romantik.
Vargjet e këngëve tuaja dëgjohen
aq shumë nga ata që jetojnë apo
ndahen nga një dashuri. Pse kaq
romantik?
Po unë nuk mendoj se ka
ndonjë njeri që nuk është romantik
e i ndjeshëm. Çështja është
se sa të aftë janë njerëzit për ta
shprehur atë. Romanticiteti dhe
dashuria është pjesë e artit e unë
nuk mund të bëj përjashtim.
Është pjesë, sidomos e muzikës
dhe melodisë, çdo gjë përputhet
dhe shkon natyrshëm. Pastaj unë
jam tip romantik. Por nuk jam
vetëm kaq, kam edhe pjesët e mia
që kompletojnë një njeri, edhe
pse një pjesë e mirë e imja është
pikërisht të qenit romantik.
Çfarë është muzika për Alban
Skënderajn?
Muzika për mua është një
gjuhë më vete. Është nevoja e të
shprehurit e të dalit jashtë asaj që
ke, që ndodhesh. Muzika është
mjeti më depërtues në botë për
njerëzit, me anë të saj mund
të dërgosh mesazhe të mëdha.
Ndaj ajo është e lidhur ngushtë
me jetën.
Mendon se ke përcjellë mesazhe
me anë të muzikës tënde?
Mendoj se kam përcjellë mesazhe
me muzikën time, por
akoma nuk kam mbaruar. Ajo
është diçka instiktive dhe ndjen
nevojën ta bësh. Mendoj se kam
arritur deri-diku, të shfaq një
pjesë të vetes te njerëzit, por kam
akoma për të dhënë. Unë jam i
konsoliduar si emër, por dua të
konsolidohem më shumë si artist,
dua të jap më shuam material
nga ana artistike.
Në Shqipëri flitet shumë për
një treg kaotik të muzikës. Ju si
do ta përkufizonit terrenin muzikor
në vend?
Unë mendoj se kjo është një
fazë që duhet kaluar patjetër.
Nuk ka akoma një strukturë të
mirëfilltë të tregut muzikor në
Shqipëri. Kur flet për treg vetë
fjala që të çon te menaxhimi
te biznesi. Ne jemi ende në një
moment primitiv, nuk mendoj
se gjendet në Evropë një vend
më i prapambetur muzikalisht se
Shqipëria, gjithnjë duke folur për
strukturën e këtij tregu. Është një
sistem pa sistem. Përveç faktit që
nuk ka tendenca dhe rryma çdo
gjë është eksperimentale, nuk ka
një identitet dhe një pasqyrim të
shijeve të njerëzve, ata nuk e dinë
as vetë se çfarë duan, kjo i ka bërë
konfuzë. Një pjesë e mirë e artistëve
që janë sot janë të bindur se
me antivlera dhe me vulgaritet të
tepruar mund ta shesin muzikën,
unë nuk e mendoj kështu njerëzit
janë të gatshëm të blejnë të mirat.
Vulgariteti asnjëherë nuk është
i suksesshëm, as modifikimi në
bazë të tregut.
Shumë fansa do të donin t‘i
shihnin këngët e tua në krye të
hit-pareteve të njohura muzikore
jashtë vendit. A e synon Albani
diçka të tillë?
Këtu jam i kënaqur me sa kam
arritur. Shpesh kam qenë te të
preferuarit prej publikut. E kam
ndier veten mirë, kam qenë te
të privilegjuarit. Mendoj se jam
i vetmi që kam pasur sukses me
këtë rrymë dhe kjo më befason,
por dhe më jep shpresë për të
tjerë që kanë mundësi ta bëjnë
në të ardhmen. Jashtë vendit
pastaj ka disa standarde që duhet
t‘i arrish dhe që fillimisht nuk ka
lidhje me muzikën dhe me artin,
pastaj mund të fillosh të flasësh
për muzikë. Jashtë është gjithçka
është e pasigurt. Por pse jo? Kam
dëshirë që një artist shqiptar ta
përfaqësojë Shqipërinë edhe më
gjerë. Mendoj se mund të arrihet
por duhet një mbështetje e fortë.
Them se kam mundësitë dhe
kam krijuar njohje të forta por
asgjë nuk arrihet pa mbështetje
financiare. Mendoj se kur të
ketë shqiptarë që kanë mundësi
financiare dhe kur të kemi të gjithë
një ëndërr të përbashkët për
të parë një artist të përfaqësojë
Shqipërinë mendoj se kjo është
e arritshme dhe realizueshme.
Nuk flas vetëm për vete, por për
cilindo që mund të përfaqësojë
vendin denjësisht përtej kufijve
jashtë denjësisht vendin.
Cilat janë planet pas këtij
albumi?
Të vazhdoj me projektet që
kam jashtë, por pa u nxituar
me shumë qetësi. Kam shumë
dëshirë ndër të tjera të bëj një
turne të mirëfilltë në Shqipëri,
Kosovë e Maqedoni edhe për të
promovuar albumin tim të ri.
Ndërsa në muajt e ardhshëm me
siguri që do të realizohen edhe
klipe të tjera të këngëve të albumit.
Dhe pas një kohe relativisht
të gjatë do të kem edhe një studio
timen, ku të mund të kompozoj
për veten, sigurisht, por edhe për
të tjerët. Nuk e kam konceptuar
si një biznes por më shumë për
hobi, për kënaqësi.
Sa dhe si ka ndryshuar jeta
juaj që nga koha kur për herë të
parë u shfaqe në Top Fest?
Ka ndryshuar shumë. Praktikisht
ka ndryshuar gjithçka, duke
nisur nga sistemi i jetës, tashmë
merrem me muzikë në çdo kohë,
nuk kam më rutinën që kam pasur,
kam një tjetër rreth njohjesh,
kontaktesh. Që nga ajo kohë më
është dhënë mundësia të vizitoj
shumë shtete të ndryshme.
Me pak fjalë e konceptoj si një
përmirësim total, por edhe një
lodhje e shumëfishtë.
ndërgjegjshëm për atë
që ka arritur po aq sa
është i ndërgjegjshëm
se ka akoma shumë për të dhënë.
"Melody", albumi i tij më i ri,
është promovuar mbrëmjen e
djeshme në ambientet e "Golden
Time", organizuar nga gazeta
"Shqip" dhe kompania DigitAlb.
Mes të ftuarish, miqsh e dashamirës
së muzikës së kantautori
Skënderaj ka festuar dje daljen
në treg të këtij albumi. "Melody"
është albumi i tij i dytë, që vjen
rreth tre vite e gjysmë pas të
parit, "Fllad në shkretëtirë". Me
12 këngë, Alban Skënderaj është
munduar të sjellë më të mirën
e muzikës së tij, ka punuar me
mjaft qetësi për të, nuk është
ngutur aspak, sepse kësaj here
vërtet dëshironte që gjithçka të
ishte e mirëpërgatitur për publikun
dhe admiruesit e tij.
Ai shkruan dhe këndon, krijon
muzikë dhe na drejtohet të gjithë
me vargjet e "Melody": "Melodinë
edhe në një gur unë do të mund
ta zbuloj, e do lë vetëm vetminë,
derisa ajo do të tingëllojë..."
Dje ju promovuat albumin
tuaj të ri. Mund të na flisni pak
për këtë album?
Unë kam më shumë se tre vjet
që punoj për realizimin e këtij albumi.
Kam zgjedhur që të punoj
me shumë qetësi për këtë album.
Nuk kam dashur t‘i përshpejtoj
gjërat. Kam punuar me etapa, me
shkëputje, kam dashur të marr
gjithë kohën e mundur për të
punuar sa më qetë. Kur punon në
periudha të ndryshme për realizimin
e këngëve, ka dallime dhe kjo
e bën të vijë më ndryshe.
Sa këngë ka "Melody", a është
ndonjëra prej tyre përfaqësuese
e albumit?
Pjesa më e madhe e 12 këngëve
të albumit është realizuar
në Gjermani, por ka edhe ndonjë
prej tyre që është realizuar në Itali.
Unë them se është një album
shumëngjyrësh. Nuk mund të
them në ka një këngë përfaqësuese,
sepse ai i tillë është konceptuar,
secila prej tyre përfaqëson
nga një periudhë të ndryshme të
këtyre tre viteve që është punuar
për të. Unë e gjej veten te secila
këngë dhe kësaj here kam vendosur
të mos zgjedh njërën prej tyre
për ta përfaqësuar.
Pse kë zgjedhur ta quash
"Melody"?
"Melody"... kam zgjedhur
ta titulloj kështu e para, sepse
është titulli i një këngë, por edhe
sepse në të gjithë kemi nevojë për
melodi. Unë vetë kam tatuazh që
shkruan melodi. Kështu shumë
gjëra u lidhën bashkë dhe lindi
"Melody".
Për këtë album, ju keni punuar
në Gjermani. Pse e zgjodhët
këtë vend dhe si është të
realizosh një album në një vend
perëndimor e me tradita në këtë
fushë?
Të bësh një album jashtë, ka
një dallim tepër të madh nëse do
ta krahasoje me realizimet këtu
apo në vende të tjera të rajonit.
Ndryshimet janë jo vetëm në
kualitet dhe në eksperiencë, por
mbi të gjitha është edhe çështje
mentaliteti. Jashtë mund të realizosh
gjëra që këtu nuk mundesh.
Zgjodha Gjermaninë, sepse atje
u krijuan mundësitë, por edhe
sepse aty mund të realizoja këngët
me instrumente live. Unë jam
pak fanatik dhe kërkoj shumë në
realizimin e këngëve, dua të ketë
një tingëllim të mirë jo vetëm për
publikun shqiptar, por edhe për
atë ndërkombëtar. Doja ndër të
tjera edhe një orkestrim modern.
Doja të sillja një frymë ndryshe
që, fatkeqësisht, në Shqipëri nuk
ka hyrë shumë dhe dikush duke
e dëgjuar mund edhe të frymëzohet
e të ndryshojë diçka.
Cila është kënga më e dashur
në këtë album?
Është një këngë që titullohet
"Kur fjalët mungojnë", që është
pak me e veçantë nga ana artistike
për mua. Do të veçoja
gjithashtu edhe një duet, që kam
në album me Miriam Canin.
Është një këngë e interpretuar
në anglisht. Një pjesë e vogël e
këngës, por tepër e fuqishme, pra
refreni është në gjuhën shqipe.
Ne do të donim shumë që nëse
do të na krijoheshin mundësitë
ta promovonim edhe jashtë vendit.
Kjo është e vetmja këngë në
album në gjuhë të huaj.
Si është refreni i këtij dueti?
Lermë të vdes me ty
Të jetoj në ty,
Lermë të digjem në flakët e
zjarrit
që ndezëm të dy....
A është prezantuar ndonjëra
prej këngëve të albumit edhe me
videoklip?
Po, patjetër. Deri tani për
albumin janë realizuar dy klipe
që tashmë kanë nisur të shfaqen
nëpër televizione. Kënga e parë
që është shfaqur titullohet "Larg
dhe afër" dhe "Një herë në jetë", e
cila ka rreth një javë që ka dalë.
Kujt i thua faleminderit për
realizimin e "Melody"?
Faleminderit... faleminderit i
them të gjithë atyre njerëzve që
kanë marrë pjesë në këtë album,
që më kanë mbështetur si nga
ana financiare, ashtu edhe nga
ana shpirtërore e artistike.
Shumë fansa tuaj janë kuriozë
të dinë si lindin këngët
tuaja, duke qenë se ju i shkruani
vetë tekstet dhe muzikën?
Mundohem të frymëzohem
nga gjithçka është e prekshme,
aktuale, nga e përditshmja nga
ato që më rrethojnë, nga problemet
sociale, nga telashet që
shumica e njerëzve i hasin çdo
ditë, por edhe nga gëzimet, njerëzit
gjithashtu më frymëzojnë. E
gjithë këtyre temave, që mua më
frymëzojnë, të cilat më pas i kthej
në këngë e muzikë, unë mundohem
t‘i përcjell me pak magji,
mundohem të jem i lëvizshëm
gjatë gjithë kohës me tekstet, t‘i
sjell ato ndryshe.
Mendon se pikërisht zgjedhja
e temave kaq të prekshme e kaq
afër njerëzve është edhe çelësi i
suksesit për ty?
Mendoj se çelësi i suksesit për
mua është se këtu ka një mungesë
të madhe të njerëzve, që kanë
dëshirë të bëjnë diçka dhe që
duan ta shfaqin veten. E them
këtë, sepse këtu ndihet mungesa
e personazheve, e atyre që janë
vetvetja, e atyre që këndojnë atë
që duan, të shprehin çfarë kanë
dëshirë të shprehin, për këtë
them se kjo është ajo që njerëzit
kanë gjetur tek unë, unë me muzikën
time them atë që ndihej
e mundohem të jem ky që jam.
Aq sa jam krenar, aq edhe më
trishton ky fakt, sepse do të doja
të kishte edhe shumë të tjerë që
ta konceptonin në këtë mënyrë
muzikën.
Kryesisht ju kemi parë në
stilin e një këngëtari romantik.
Vargjet e këngëve tuaja dëgjohen
aq shumë nga ata që jetojnë apo
ndahen nga një dashuri. Pse kaq
romantik?
Po unë nuk mendoj se ka
ndonjë njeri që nuk është romantik
e i ndjeshëm. Çështja është
se sa të aftë janë njerëzit për ta
shprehur atë. Romanticiteti dhe
dashuria është pjesë e artit e unë
nuk mund të bëj përjashtim.
Është pjesë, sidomos e muzikës
dhe melodisë, çdo gjë përputhet
dhe shkon natyrshëm. Pastaj unë
jam tip romantik. Por nuk jam
vetëm kaq, kam edhe pjesët e mia
që kompletojnë një njeri, edhe
pse një pjesë e mirë e imja është
pikërisht të qenit romantik.
Çfarë është muzika për Alban
Skënderajn?
Muzika për mua është një
gjuhë më vete. Është nevoja e të
shprehurit e të dalit jashtë asaj që
ke, që ndodhesh. Muzika është
mjeti më depërtues në botë për
njerëzit, me anë të saj mund
të dërgosh mesazhe të mëdha.
Ndaj ajo është e lidhur ngushtë
me jetën.
Mendon se ke përcjellë mesazhe
me anë të muzikës tënde?
Mendoj se kam përcjellë mesazhe
me muzikën time, por
akoma nuk kam mbaruar. Ajo
është diçka instiktive dhe ndjen
nevojën ta bësh. Mendoj se kam
arritur deri-diku, të shfaq një
pjesë të vetes te njerëzit, por kam
akoma për të dhënë. Unë jam i
konsoliduar si emër, por dua të
konsolidohem më shumë si artist,
dua të jap më shuam material
nga ana artistike.
Në Shqipëri flitet shumë për
një treg kaotik të muzikës. Ju si
do ta përkufizonit terrenin muzikor
në vend?
Unë mendoj se kjo është një
fazë që duhet kaluar patjetër.
Nuk ka akoma një strukturë të
mirëfilltë të tregut muzikor në
Shqipëri. Kur flet për treg vetë
fjala që të çon te menaxhimi
te biznesi. Ne jemi ende në një
moment primitiv, nuk mendoj
se gjendet në Evropë një vend
më i prapambetur muzikalisht se
Shqipëria, gjithnjë duke folur për
strukturën e këtij tregu. Është një
sistem pa sistem. Përveç faktit që
nuk ka tendenca dhe rryma çdo
gjë është eksperimentale, nuk ka
një identitet dhe një pasqyrim të
shijeve të njerëzve, ata nuk e dinë
as vetë se çfarë duan, kjo i ka bërë
konfuzë. Një pjesë e mirë e artistëve
që janë sot janë të bindur se
me antivlera dhe me vulgaritet të
tepruar mund ta shesin muzikën,
unë nuk e mendoj kështu njerëzit
janë të gatshëm të blejnë të mirat.
Vulgariteti asnjëherë nuk është
i suksesshëm, as modifikimi në
bazë të tregut.
Shumë fansa do të donin t‘i
shihnin këngët e tua në krye të
hit-pareteve të njohura muzikore
jashtë vendit. A e synon Albani
diçka të tillë?
Këtu jam i kënaqur me sa kam
arritur. Shpesh kam qenë te të
preferuarit prej publikut. E kam
ndier veten mirë, kam qenë te
të privilegjuarit. Mendoj se jam
i vetmi që kam pasur sukses me
këtë rrymë dhe kjo më befason,
por dhe më jep shpresë për të
tjerë që kanë mundësi ta bëjnë
në të ardhmen. Jashtë vendit
pastaj ka disa standarde që duhet
t‘i arrish dhe që fillimisht nuk ka
lidhje me muzikën dhe me artin,
pastaj mund të fillosh të flasësh
për muzikë. Jashtë është gjithçka
është e pasigurt. Por pse jo? Kam
dëshirë që një artist shqiptar ta
përfaqësojë Shqipërinë edhe më
gjerë. Mendoj se mund të arrihet
por duhet një mbështetje e fortë.
Them se kam mundësitë dhe
kam krijuar njohje të forta por
asgjë nuk arrihet pa mbështetje
financiare. Mendoj se kur të
ketë shqiptarë që kanë mundësi
financiare dhe kur të kemi të gjithë
një ëndërr të përbashkët për
të parë një artist të përfaqësojë
Shqipërinë mendoj se kjo është
e arritshme dhe realizueshme.
Nuk flas vetëm për vete, por për
cilindo që mund të përfaqësojë
vendin denjësisht përtej kufijve
jashtë denjësisht vendin.
Cilat janë planet pas këtij
albumi?
Të vazhdoj me projektet që
kam jashtë, por pa u nxituar
me shumë qetësi. Kam shumë
dëshirë ndër të tjera të bëj një
turne të mirëfilltë në Shqipëri,
Kosovë e Maqedoni edhe për të
promovuar albumin tim të ri.
Ndërsa në muajt e ardhshëm me
siguri që do të realizohen edhe
klipe të tjera të këngëve të albumit.
Dhe pas një kohe relativisht
të gjatë do të kem edhe një studio
timen, ku të mund të kompozoj
për veten, sigurisht, por edhe për
të tjerët. Nuk e kam konceptuar
si një biznes por më shumë për
hobi, për kënaqësi.
Sa dhe si ka ndryshuar jeta
juaj që nga koha kur për herë të
parë u shfaqe në Top Fest?
Ka ndryshuar shumë. Praktikisht
ka ndryshuar gjithçka, duke
nisur nga sistemi i jetës, tashmë
merrem me muzikë në çdo kohë,
nuk kam më rutinën që kam pasur,
kam një tjetër rreth njohjesh,
kontaktesh. Që nga ajo kohë më
është dhënë mundësia të vizitoj
shumë shtete të ndryshme.
Me pak fjalë e konceptoj si një
përmirësim total, por edhe një
lodhje e shumëfishtë.