E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alban Ylli: Rreziku i "gripit te derrit" nuk ka kaluar

"Gripi i derrave" eshte i pamundur qe te qendroje deri ne kufi dhe te mos hyje ne Shqiperi. Ky ka qene reagimi i drejtorit te Institutit te Shendetit Publik ne vendin tone, Alban Ylli. Sipas tij, pavaresisht se ka nje renie te rasteve me "gripin e derrit" ne te gjithe boten, nuk perjashtohet mundesia e shfaqjes se tij ne vendin tone. "Kur po shenohen rastet e para shume prane Shqiperise, pra 3 ne Itali dhe nje i dyshuar ne Kosove, vendi yne nuk mund te mos jete i rrezikuar", ka pohuar drejtori i Institutit te Shendetit Publik, Alban Ylli. Sipas tij, Shqiperia nuk do te mbetet e paprekur nga virusi i "gripit te derrave". Edhe pse deri tani nuk ka asnje rast te dyshuar ata mendojne se gripi mund te levize tashme brenda vendit ne menyre te fshehte, pasi simptomat e tij duan deri ne gjashte dite te shfaqen. Drejtori i ISHP-se ka siguruar se sistemi yne shendetesor ka kapacitetet e nevojshme per te perballuar virusin. Sipas Alban Yllit, infrastruktura eshte ngritur vite me pare kur bota u perball me gripin e shpendeve H5N1, qe ngjason me H1N1. Por ajo qe theksohet eshte se, pavaresisht se sot kemi nje ulje te ritmit te perhapjes se gripit, ne baze te historikut te pandemive te meparshme, specialistet parashikojne nje rikthim te virusit ne stinet e tjera. "Behet fjale per nje vale te pare, e cila duket se eshte e lehte, por mendohet se do te kemi nje shperthim te mevonshem te ketij gripi, ne periudhen e vjeshtes. Kjo kur virusi te rikthehet ne hemisferen e veriut. Nese nje situate e tille vjen ne Shqiperi, element baze eshte mos grumbullimi i individeve dhe ndarjen sociale", ka pohuar drejtori i ISHP-se, Alban Ylli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›