E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove, vdes 27-vjecarja e dyshuar me H1N1

Pacientja 27-vjecare nga Kosova, e cila dyshohej se ishte prekur nga "gripi i derrit" ka nderruar jete gjate dites se djeshme. Pavaresisht se mjeket kane bere te pamunduren, pacientja nuk ka mundur t'ia dale mbane. Edhe pse rezultatet e para te analizave kane rezultuar negative, nuk ka mundur te mbijetoje 27-vjecarja e dyshuar me "gripin e derrit" ne Kosove.

Vdekja

Mesohet se pacientja, e cila eshte paraqitur mbremjen e se martes ne Qendren Klinike Universitare ne Prishtine me simptomat e virusit H1N1, ka nderruar jete pasditen e djeshme. Megjithate, pritet te behen edhe analizat te tjera, sepse analizat e para te saj kane rezultuar negative. V. D. 27-vjecarja nga Stublla e Vitise, e cila vdiq dje ne Qendren Klinike Universitare (QKU) te Prishtines, mendohet se vuante nga pneumonia (ndezja e mushkerive) dhe jo nga virusi i shkaktuar nga derrat. Sidoqofte fjalen perfundimtare do ta thote Organizata Boterore e Shendetesise (OBSH), e cila do te kryeje analizat kryesore.

Analizat

Analizat paraprake te bera ne institucionet perkatese ne Kosove kane rezultuar negative, nderkohe qe priten te behen te tjera analiza edhe gjate dites se sotme.

"Dy analiza te kryera ne Institutin Kombetar te Shendetit Publik (IKSHP) kane treguar se vdekja nuk eshte shkaktuar nga H1N1" ka pohuar Naser Ramadani, drejtor i ketij instituti. Sipas tij, nje moster te analizave e kane derguar ne Londer, te Britanise se Madhe, per te vertetuar perfundimisht dyshimet. Analizat pritet te kryhen brenda 2-3 ditesh. Kjo analize do te faktoje perfundimisht nese 27-vjecarja ishte e prekur nga virusi H1N1 dhe nese ky grip ka mberritur ne Kosove.

Masat

Instituti Kombetar i Shendetit Publik ne Kosove, ka marre te gjitha masat e sigurise, kurse mjeket e Qendres Klinike Universitare te Kosoves, jane keshilluar te perdorin maskat. Nga ana tjeter i gjithe personeli i Qendres Klinike Universitare te Kosoves eshte mobilizuar per t'u perballur me rastet eventuale te dyshuara me "gripin e derrave".

Rasti ne Kosove shton rrezikun e perhapjes se virusit H1N1 edhe ne vendin tone, per shkak te hyrje-daljeve te shumta mes dy vendeve. Pas Italise ku jane shfaqur tre raste, Kosova eshte vendi me i afert ku evidentohet ky virus vdekjeprures. Edhe pse ka zera se virusi eshte sezonal dhe po reduktohet tani, per te rinisur serish ne vjeshte, Organizata Boterore e Shendetesise vazhdon te ruaje nivelin e larte te rrezikut qe i kanoset botes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›