Albana Vokshi: Gratë, angazhim të rëndësishëm në proceset demokratike të vendit

Lidhja Demokratike e Shqipërisë zgjedh strukturat e reja drejtuese në Patos
Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë (LDGSH) mbajti Kuvendin e degës Patos, duke vijuar kështu procesin e zgjedhjeve të reja në këtë organizatë. Punimet e Kuvendit u ndoqën nga afër nga Kryetarja e LDGSH-së, znj. Albana Vokshi, deputetja e PD-së Qarku Fier, znj. Mesila Doda dhe Kryetari i Partisë Demokratike, dega Patos z. Miti Tapia. Kryetarja e LDGSH-së, njëkohësisht deputete e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Albana Vokshi përgëzoi drejtueset e LDG-së Patos për angazhimin e tyre në proceset elektorale dhe në të gjitha proceset demokratike të vendit. Znj. Vokshi informoi delegatet e pranishme në Kuvend se LDGSH është përfshirë në një proces ristrukturimi dhe se në të gjitha degët e saj po punohet me të gjitha gratë dhe vajzat aktiviste për të qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Gruas. LDGSH –deklaroi znj. Vokshi numëron mbi 10 mijë anëtare dhe se ky numër pritet të dyfishohet në përfundim të të gjithë procesit zgjedhor, ku janë përfshirë të gjitha degët e saj. Deputetja e Partisë Demokratike në Qarkun Fier znj. Mesila Doda falenderoi Lidhjen Demokratike të Gruas, Patos për vëmendjen që i ka kushtuar rritjes së anëtarësisë dhe për përkushtimin e saj për të fituar terren politik edhe në zonat më të vështira të Bashkisë Patos. Znj. Doda vlerësoi edhe angazhimin e LDGSH-së për të rritur forcën e organizatës dhe rolin e saj në të gjitha proceset demokratike të vendit. Duke përshëndetur punimet e Kuvendit, Kryetari i Partisë Demokratike në Patos, z.Miti Tapia deklaroi se Lidhja Demokratike e Gruas Patos ka dhënë një ndihmesë të madhe në proceset zgjedhore dhe se aktivizimi i saj ka ndikuar bindshëm në rritjen e rezultatit të zgjedhjeve ndër vite në Bashkinë Patos, Qarku Fier. Gjatë punimeve të Kuvendit u votua për kryetaren e LDG-së dhe kryesinë e saj. Për postin e kryetares kandiduan aktivistët: Pranvera Mahmutaj dhe Adriana Kanushi. Me shumicë votash, Kryetare e LDG-së Patos u zgjodh znj.Pranvera Mahmutaj. Lidhja Demokratike e Gruas, dega Patos numëron mbi 150 anëtare. Ambasadorja britanike në Tiranë, McIlwham: Më shumë gra në vendimmarrje/ Ambasadorja Britanike Fiona McIlëham tërheq vëmendjen për mungesën e hapësirave të grave në politikë bërje dhe në vendimmarrje në Shqipëri. Në kohën kur klasa politike diskuton për reformën zgjedhore Ambasadorja Britanike në Tiranë ka sjellë në vëmendje eksperiencën e vendeve të BE-së për këtë çështje duke nënvizuar se pjesëmarrja e gruas në politikë është standard i domosdoshëm. Ndërkaq rrjeti i grave për barazi në vendimmarrje ka kërkuar në një tryezë të organizuar për këtë çështje që kodi elektoral të garantojë pjesëmarrjen e tyre në garat elektorale në mënyrë të drejtë duke mos i lënë ato në fund të listave. Kjo tryezë u organizua në kuadër të aktiviteteve promovuese të grave në vendimmarrje. Aktualisht në Parlamentin Shqiptar vetëm 16 përqind e të zgjedhurve janë gra, ndërsa nga zgjedhjet vendore nga 65 bashki vetëm 3 drejtohen nga gratë, ndërsa nga 320 komuna sërish vetëm 3 janë gra kryetare.
...