E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca dhe opozita kalojnë me konsensus anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

04-11-2011 / Gazeta 55

Gjatë punimeve të seancës plenare, Kuvendi ka miratuar me konsensusin mazhorancë – opozitë, emrat që do të jenë anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Kuvendi miratoi me 75 vota pro Ardian Fullanin, Petraq Milon, Elisabeta Gjonin, Dhori Kulen dhe Ela Golemin për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së. Ndërsa kandidatura e Ermelinda Meksit mori konsensus të plotë nga të dyja palët me vetëm 7 vota kundër. Kandidatura e znj.Meksi kishte marrë “Ok” që në mbledhjen e komisionit parlamentar të ekonomisë, ku mazhoranca dhe opozita u shprehën “pro” votimit në Kuvend. Pasi u njohën me një prezantim të bërë nga znj. Meksi lidhur me eksperiencën e saj profesionale në fushën e financave dhe ekonomisë, anëtarët e komisionit vlerësuan kandidaturën e saj dhe e miratuan, çka vetëm pak orë më pas do t’i përcillej parlamentit për votim. Kandidimin e saj për në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, znj.Meksi e ka pranuar pas debateve të ashpra me kryesocialistin Rama, ndërsa ka qenë dyshuese ndaj këtij të fundit. Ajo që qarkullonte brenda selisë rozë, ishte plani për një lloj atentati që Rama po bën ndaj disa prej figurave të vjetra në PS, rruga e cilëve duket se është larg PS-së. Brenda këtij rrethi ishte edhe znj.Meksi, por kapja në kohë e situatës nga ana e saj, bëri që kësaj radhe Edvini të dalë bllof, pavarësisht se propozimi i tij ishte kryekëput politik, çka bie ndesh me ligjet në fuqi që e mbrojnë Bankën e Shqipërisë, si organ të pavarur dhe Kushtetues. Po dje, Ermelinda Meksi dorëzoi edhe mandatin e deputetes, duke i hapur rrugë kështu spostimit të listës së deputetëve të PS në qarkun e Fierit.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›