E Diel, 1 Nëntor 2026

Komenti/Seria e votimeve parlamentare, tregues i humbjes së atyre që vendosin ortakëri me Edi Ramën

04-11-2011 / Gazeta 55

Tentativa e Presidentit Bamir Topit për të provokuar “një matje forcash” në Parlament, me kandidaturën e Sali Shehut për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, përpos se zbuloi se ai “nuk ka gjë në terezi” për “ëndrrën” e tij për një mandat të dytë për kreun e shtetit, zbuloi një herazi se “aleati” i tij më i ri Edi Rama është asgjë më shumë se një i pabesë.
Në këtë “matje forcash”, ndërsa pritej që votat e opozitës të ishin të sigurta për kandidatin e përzgjedhur prej Bamir Topit për kreun e KLSH-së, duke shpresuar në “në një rrjedhje votash” të mazhorancës, realisht ndodhi ajo që pritej “konsolidimi i votave të mazhorancës” dhe ajo që nuk pritej, jo vetëm përcjellja me indiferentizëm e kandidaturës së përzgjedhur nga kreu i shtetit (“aleat” i kreut të PS-së) nga deputetët e Edi Ramës, por edhe “rrjedhjen e votave” në radhët e deputetëve të PS-së, ndryshe nga ajo që tentoi të testonte Bamir Topi.
“Rrjedhja e votave” nga ana e deputetëve të PS-së, është njëra anë, ndoshta më pak e rëndësishmja që ka të bëjë me mungesën e kontrollit që Edi Rama ka mbi disa deputetë të vetë.
Por, indiferentizmi nëpërmjet zgjedhjes së abstenimit si “votë” të deputetëve të tjerë të Edi Ramës për kandidaturën e përzgjedhur nga Bamir Topi për në krye të KLSH-së, është pikërisht pjesa më e rëndësishme që demonstron pabesinë e kreut të PS-së, ndaj “aleatit” të tij politik, kreut të shtetit.
Pikërisht, në përfundim të votimit të djeshëm, Bamir Topit do ti duhet të lexojë, këtë pabesi të Edi Ramës, si pjesë e sjelljes së zakonshme të tij (Edi Ramës) që mbushin begraundin e tij politik.
Ndërsa më se një herë Edi Rama, për pjesën e karrierës së tij politike në krye të PS-së, ka demonstruar që të tjera gjëra thotë e të tjera bënë, si kurse bie fjala, ulej në tryeza “bashkëpunimi” me ish-presidentin Alfred Moisiu, pas të cilave merrte peng (sikurse në 2007) zgjedhjet vendore, ashtu edhe kur është ulur në tryeza të tjera “bashkëpunimi” me Bamir Topin, pas të cilave të tjera ka thënë, bie fjala në 13 shkurt 2010 dhe krejt të kundërtat të nesërmen në ditën e Shën Valentinit... Apo..., apo..., të tjera gjëra ka thënë natën që nxori deputetët e ngujuar mes qofteve dhe shurrës në një me nder një grevë urie para kryeministrisë dhe të tjera gjëra ka thënë pas darkës së famshme të restorant “Crocodile”...
... Dhe të tjera raste të tilla nuk kanë munguar.
Më e fundit ishte dje, ku në mënyrë të përsëritur zhgënjeu Bamir Topin (megjithëse ky nuk ia ka kursyer votën për kryebashkiak të [pa]mundshëm të Tiranës).
Nga dje, problemi nuk është në se EDi Rama do të vazhdojë në politikën e tij të tregojë se sa i pabesë është.
Kjo dihet, ai do të vazhdojë me këtë “standard”, sepse në kushtet e deficencës së alternativave, nuk di çfarë dhe si ta bëjë ndryshe.
Problemi, kalon këtë herë në krahun e Bamir Topit, i cili duhet të riformatojë, “aleacën” e tij me Edi Ramën, “aleancë” dukshëm e tipit “e të ngopurit me lugë bosh”..., ose..., ose..., të vazhdojë ende të “tërhiqet prej hunde” nga kreu i PS-së...
A. B.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›