E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji “Për Mbetjet” dhe KLSH, Kuvendi rrëzon me votat e mazhorancës dekretet e Topit

04-11-2011 / Gazeta 55

Shqipëria do importojë vetëm 50 elementë, për industrinë përpunuese dhe ricikluese

Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi dje gjatë punimeve të seancës plenare, dy dekretet e Presidentit të Republikës për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve Urbane” dhe kreun e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Me 73 vota “Pro” dhe 59 kundër, Kuvendi rrëzoi kthimin e ligjit të “Mbetjeve”, duke i dhënë automatikisht hyrjen në fuqi ligjore. Votimi erdhi pas debateve të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, ku këta të fundit e kundërshtuan projekt/ligjin, me pretendimin se përmes importit të Mbetjeve, në Shqipëri mund të futen lëndë të rrezikshme. Por, ekspertët dhe hartuesit e draftit, japin garanci se ligji është ndërtuar me asistencë ndërkombëtare dhe në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian, ndërsa pjesë e importit do jenë vetëm 50 mbetje nga 400 elementë importi. Në vazhdim Parlamenti votoi për kreun e KLSH-së dhe ashtu siç edhe pritej deputetët e mazhorancës kanë votuar kundër propozimit të kreut të shtetit për emërimin në postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të kandidatit të propozuar nga Topi, Sali Shehu. Për propozimin kreut të Shtetit kanë votuar 75 deputetë kundër 1 pro, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim. Kandidatura e Shehut u kontestua nga përfaqësuesit e shumicës që gjatë raportimit të tij në komisionin e ekonomi-financës, ndërsa u cilësua si një veprim në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjin e Gjykatës Kushtetuese, pasi më parë Presidenti duhet të ishte konsultuar me Kuvendin.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›