E Diel, 1 Nëntor 2026

Albana Vokshi i përgjigjet ftesës së prokurorisë, zbardh për 3 orë skemën e korrupsionit që zbaton Edi Rama

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë së Tiranës, lidhur me akuzat mediatike drejt kryebashkiakut, Edi Rama.
Për 3 orë me radhë, deputetja ka zbardhur të gjithë skemën korruptive të Ramës, përmes lejeve të ndërtimit dhe ryshfetit në këmbim të tyre. Znj Vokshi, ka sqaruar pozicionin në lidhje me akuzat ndaj kreut të opozitës, për përfshirje të tij në afera të rënda antiligjore. Deputetja Vokshi ka hedhur dritë mbi aktivitetin disa vjeçar të Edi Ramës në krye të bashkisë më të madhe në vend, atë të Tiranës, formulën e korrupsionit, përmes së cilës bëhet grabitja e 20% të aksioneve të investimit në zonat prioritare të çdo firme të interesuar për të investuar, gjobat e panumërta ndaj bizneseve të ndërtimit dhe bashkëpunimi me partnerë të ngushtë, të quajtur ndryshe, sekserë, ku përmes të cilëve, Rama ia del mbanë të fshehë pasurinë dhe autorësinë e vërtetë të karteleve të ndërtimit, ndërkohë që, nga ana tjetër rëndon fuqinë investuese të firmave përkatëse.
Kësisoj, deklaratat e forta të deputetes, Albana Vokshi, kanë vënë në lëvizje organin e akuzës, teksa gjatë 3 orëve me radhë, është artikuluar në axhendën voluminoze të Prokurorisë, e gjithë skema korruptive e Edi Ramës, në bashkëpunim me shumë lepuj të tjerë. Gatishmëria e deputetes Vokshi, për të bërë transparente për ligjin dhe opinionin publik, aferat e pista të Edi Ramës dhe të funksionarëve të tjerë qofshin në PS apo Bashkinë e Tiranës, përbën për shtysë madhore për organin e akuzës, për të nisur zyrtarisht hetimin e akuzave.
Deputetja Albana Vokshi, ka akuzuar Edi Ramën si gjobvënësin më të madh në jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë. Ajo ka paditur mbretërinë korruptive të Bashkisë së Tiranës me kryetar Edi Ramën dhe ortak, Tan Leprin e shumë lepuj të tjerë. Gjithsesi, mbetet për t’u parë roli i hetuesve në shkeljen më të madhe që i është bërë ligjit nga një i zgjedhur i vendor.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›