Kreu i qeverisë pritet të takohet edhe me personalitete të Bashkimit Evropian
Berisha, vizitë në Austri, merr pjesë në takimin e përvitshëm të kryeministrave të Evropës Juglindore
Kryeministri Sali Berisha po zhvillon një vizitë në Austri ku do të marrë pjesë në takimin e krerëve të qeverive të vendeve të Europës Juglindore. Aktiviteti i përvitshëm zhvillohet në Salzburg të Austrisë dhe përveç kryeministrave të rajonit, në të marrin pjesë dhe shumë personalitete të Bashkimit Europian. Burime nga kryeministria deklarojnë se shefi i ekzekutivit shqiptar është ftuar në këtë aktivitet nga Kancelari i Austrisë Verner Faymann. Në këtë takim kryeministri Berisha shoqërohet nga bashkëshortja e tij znj. Liri Berisha. Pas axhendës zyrtare të takimit, Berisha dhe bashkëshortja e tij do të jenë të pranishëm në festivalin e përvitshëm të Salzburgut, ku do të ndjekë shfaqjen “Romeo dhe Zhuleta”, e cila prezantohet gjatë ditëve të këtij aktiviteti. Ambasadori shqiptar në Bosnje, Flamur Gashi: Liberalizimi i vizave, para pushimeve të fundvitit/Shqipëria po shkon drejt liberalizimit të vizave me vendet e Bashkimit Evropian, dhe ky tashmë është një fakt i pamohueshëm, nga çdo keqinterpretim apo sajesë për të kundërtën. Progresi i vërejtur nga ekspertët e Komisionit Evropian gjatë muajit korrik, të cilët zbarkuan në terren posaçërisht për të parë nga afër atë që autoritetet shqiptare raportuan gjatë pranverës së këtij viti, plotësimin e kushteve të “Schengenit”. Nisur nga ky fakt, ambasadori shqiptar në Bosnje Hercegovinë, Flamur Gashi, shprehet gjatë një deklarate për mediat se Shqipëria e ka merituar që kohë më parë lëvizjen e lirë me vendet e listës së bardhë të Schengenit. “Realizimi i kritereve kyçe tani është një fakt i kryer. Autoritetet kanë demonstruar një seriozitet të shkëlqyer dhe se Shqipëria meriton plotësisht heqjen e regjimit të vizave me BE-në. Ky proces do të realizohet në prag të Krishtlindjeve”- u shpreh Gashi. Ambasadori shqiptar në Bosnje deklaroi gjithashtu se Shqipëria është faktor stabiliteti në rajon dhe më gjërë. “Shqiptarët po tregojnë se janë për stabilitet të rajonit dhe përfshirjen e gjithë vendeve të rajonit në BE”- vuri në dukje ai. Duke u ndalur te ekzistenca e një komuniteti shqiptar në Bosnje Hercegovinë, ambasadori Gashi konfirmoi se janë 10-15 mijë shqiptarë. “Mendohet se në Bosnje-Hercegovinë jetojnë 10-15 mijë shqiptarë”- dekaroi më tej, Flamur Gashi, ambasador i Shqipërisë në Bosnje Hercegovinë. Ambasadori Sallabanda: DASH nuk e mbështet bojkotin e opozitës, sjell bllokimin e reformave/Departamenti amerikan i shtetit s’pranon kurrsesi demonstrimin e fenomeneve që bien ndesh me funksionimin e demokracisë në një vend aleat si Shqipërisë. Ky është konkluzioni i ambasadorit shqiptar në SHBA, Aleksandër Sallabanda. Ai shprehet se SHBA-të nuk mbështesin bojkotin e institucioneve në Shqipëri, nga opozita dhe Partia Socialiste. “Në një vend demokratik, nuk inkurajohet instrumentalizomi i tezave të tilla, të bojkotit. Bojkoti sjell pengimin e reformave dhe rrjedhimisht edhe zhvillimin e vendit. ëashingtoni është shprehur vazhdimisht kundër bojkotit, duke e dënuar, pasi bie ndesh me funksionimin e demokracisë në një vend demokratik dhe aleat të ngushtë të SHBA-ve”- u shpreh ambasadori shqiptar në Uashington. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kongresmenë dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Shqipërisë në promovimin e saj në botën e gjërë, e kanë konsideruar të tepruar qëndrimin e Ramës, për të radikalizuar situatën politike në Shqipëri. Zërat e SHBA-së, të përforcuar nga Brukseli dhe institucionet përgjegjëse të Komisionit Evropian, konfirmuan momentin historik të të ardhmes evropiane të Shqipërisë, duke nisur nga zgjedhjet e ndershme dhe të lira. Fakt ky, të cilin e pranoi edhe ambasadori shqiptar në SHBA. Në vijim ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Aleksandër Sallabanda i është referuar dhe çështjes së komunitetit shqiptar atje. Ai konfirmoi se në Amerikë jetojnë mbi 600 mijë shqiptarë. Sallabanda vlerësoi kontributin historik të SHBA në ndihmë të Shqipërisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke pohuar se shqiptarët i kanë një borxh Amerikës, që është themelimi i demokracisë.
...