E Diel, 1 Nëntor 2026

Në mungesë të vullnetit të lidershipit të PS, PD-LSI të gatshme të shkojnë në zgjedhje me infrastrukturën aktuale

Reforma zgjedhore


Mazhoranca është e gatshme të shkojë në zgjedhjet e ardhshme vendore edhe me infrastrukturën aktuale elektorale. Ky është qëndrimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në rast se lidershipi i PS-së do tregojë mungesë vullneti për të ngritur komisionin parlamentar për hartimin e reformës së re zgjedhore. “Ne nuk kemi arsye të gjejmë justifikime nëse dikush nuk do të bëhet pjesë e kësaj reforme. Edhe me këtë infrastrukturë zgjedhore që ekziston, edhe me këtë bazë ligjore që ekziston LSI është e gatshme të konkurrojë dhe kontribuojë për fitoren e atyre që punojnë për Shqipërinë evropiane”- u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama. Pavarësisht faktit se Partia Socialiste e frustruar nga qëndrimet bizantine të Edi Ramës po tregohet jo koherente me zhvillimet e vendit dhe afrimin e datës së zgjedhjeve vendore, shumica parlamentare demonstron luksin të shkojë në këtë proces me formulën aktuale të zgjedhjeve. “Reforma zgjedhore është një një çështje e rëndësishme dhe fakti që duhet realizuar, nuk ka të bëjë me vullnete individuale dhe vullnete që bazohen mbi interesa parciale të individëve të caktuar. Ne kur jemi shprehur dhe kur insistojmë për domosdoshmërinë e një reforme zgjedhore, korrekte dhe transparente dhe gjithë përshfirëse kemi parasysh dhe reflektimin e përgjegjshëm në funksion të përmbushjeve dhe rekomandimeve që kanë dhënë ndërkombëtarë tanë në mënyrë të veçantë OSBE ODIHIR si trupat e specializuar që merren me monitorimin dhe çertfikimin e zgjedhjeve. Natyrisht kjo është një sfidë për politikën shqiptare dhe nëse ne insistojmë për këtë gjë do të thotë se jemi të gatshëm dhe të vendosur të shkojmë dhe kontribuojmë për këtë gjë. Nëse ka të tjerë që i shmangen përgjegjësisë për ta realizuar këtë reformë apo më keq akoma nuk duan që të bëhet kjo reformë kjo është çështje e tyre dhe në një farë mënyre i nxjerrë ata në mënyrë zbuluar përballë qytetarëve shqiptare”- deklaroi më tej, zyrtari i LSI-së. Gjithsesi aleati i PD-së në qeverisje thekson se koha është ende për të ndërmarrë një aksion konkret dhe finalizimin në kohë të reformës elektorale. Sipas LSI-së vullneti i përbashkët politik mazhorancë-opozitë, i përgjigjet një standardi të rëndësishëm të Bashkimit Evropian. “Asnjëherë nuk është vonë për të bërë dhe për të realizuar veprimet e duhura dhe për të dhënë kontributet pozitive në të mirë edhe të procesit zgjedhorë në Shqipëri. Kemi humbur kohë, kjo është e vërtetë por është e nevojshme të theksoj, gjithashtu se apeli ynë është gjithmonë në funksion të standardeve evropiane të zgjedhjeve dhe nga kjo pikëpamje ne do të vazhdojmë të këmbëngulim”- vërejti Luan Rama, Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së. Reformë në LSI, zhvillohen zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese/Lëvizja Socialiste për Integrim ka çelur siparin e fushatës për zgjedhjet në parti, si parapërgatitje për zgjedhjet vendore vitin e ardhshëm. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Luan Rama, deklaroi dje se LSI pritet të rikonfirmojë vitalitetin dhe forcën organizative politike dhe elektorale për Tiranën, për maksimalizimin e fitores së mazhorancës gjatë zgjedhjeve vendore të 2011-s. “Ju komunikoj publikisht faktin që në 26 shtator, e gjitha organizata e LSI të qytetit të Tiranës, të marr pjesë në zgjedhje të cilat do të zhvillohen sipas parimit një anëtarë një votë, për të zgjedhur kryetarin e ri të LSI të Tiranës dhe drejtuesit e tjerë të lartë, nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshme për Tiranën. Kjo fushatë, ndryshe nga fushatat zgjedhore që zhvillohen zakonisht në strukturat e partive, ka për synim jo vetëm të rikonfirmojë vitalitetin dhe forcën organizative politike dhe elektorale të LSI për Tiranën por dhe do të japë dhe modelin e një garë korrekte, të një gare të hapur të ballafaqimit të alternativave të drejtimit për LSI-në e Tiranës por dhe të dëshmojë që parimet mbi të cilat ështe krijuar LSI, janë parime që marrin jetë dhe zbatohen realisht në të tëra nivelet të funksionimit dhe të drejtimit të saj”- u shpreh Rama. Ai vuri në dukje se kjo fushatë synon një mënyrë më të përqendruar të përgatisë strukturat e LSI të Tiranës, dhe në vijim të japë modelin për të gjitha strukturat e LSI në të gjithë vendin, të organizmit me synim kryesor fitoren në zgjedhjet e ardhshme lokale. “Kompaktësimi, ridimensionimi dhe angazhimi total i të gjithë anëtarëve të LSI, i simpatizantëve dhe mbështetësve do të dëshmohet edhe në këtë fushatë të zgjedhjeve si një nga vlerat më të qenësishme tonat. Nga kjo pikëpamje, duke krijuar këtë model, ne dëshmojmë që jemi realisht jo vetëm forcë e organizuar dhe e emancipuar por dhe forcë me ambicie të qarta, me synime të qarta, atë çka ka të bëjë me ballafaqimin e ardhshëm elektoral dhe politik” - tha në vijim, Luan Rama, Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›