E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cole, drejt Tottenhamit

Sipas tabloidit anglez The Sun, mesfushori i Chelseas, Joe Cole pritet të mbetet në Londër, por me fanellë të një klubi tjetër. 28 vjeçari, i cili në fund të këtij sezoni do të jetë futbollist i lirë pasi i skadon kontrata me Chelsean, do të refuzojë Manchester Cityn dhe Liverpoolin për të kaluar në Tottenham. Në zgjedhjen e tij thuhet se ka luajtur rol kualifikimi i Tottenhamit në Ligën e Kampionëve, për dallim nga klubet tjera të interesuara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›