Sissoko nuk largohet

Mesfushori i Juventusit, Mohamed Sissoko ka mohuar spekulimet rreth transferimit të tij në Bordeaux gjatë afatit kalimtar të verës. Ylli i Malit thuhet se mund t’i bashkohet ekipit të trajnerit Laurent Blanc, pasi gjatë javës ishte parë në qytetin francez. Sissoko ka pranuar se ka qëndruar në Francë, por vizita e tij nuk kishte të bënte me transferim eventual.
“Kam problem në shputë dhe kam shkuar për t’u takuar me një specialist. Nuk ka të bëjë asgjë me transferim të mundshëm”, tha Sissoko i cili për shkak të lëndimit nuk do të jetë në gjendje të paraqitet në vazhdim të sezonit.