E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mikel përfundon sezonin

Mesfushori i Chelseas, John Obi Mikel do të mungojë në ndeshjen e fundit të Premierligës si dhe finalen e FA Cup, pasi i është nënshtruar operacionit të gjurit.

“John Obi Mikel i është nënshtruar një operacioni të vogël në gju dhe nuk do të jetë në gjendje të paraqitet në ndeshjen e fundit të Premierligës dhe finalen e FA Cup. Ai është operuar pas lëndimit që pësoi në ndeshjen kundër Tottenhamit muajin e kaluar”, thuhet në një komunikatë të publikuar në ueb faqen zyrtare të Chelseas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›