E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totti e quajti zezak

Mario Balotelli ka shpjeguar incidentin me Francesco Tottin gjatë finales në Kupën e Italisë të mërkurën. Sulmuesi i Interit ka theksuar se kapiteni i Romës e ka fyer në baza racore. Totti u përjashtua me karton të kuq, pasi shqelmoi nga prapa Balotellin dhe më pas kishte arsyetuar sjelljen e tij si rezultat i provokimeve të tinejxherit.

“Zezak, po, kështu më ka thënë”, tha Balotelli për të përditshmen italiane Gazzetta dello Sport. Edhe Totti insistoi se Balotelli ka bërë ofendim të ngjashëm ndaj tij në ndeshjen e kaluar mes Interit dhe Romës në San Siro.

“Nëse ai thotë ashtu, atëherë tregon se gjesti i tij ishte i planifikuar dhe ai mbante inat”, tha Mino Raiola, menaxher i Balotellit. “Nuk më pëlqen kjo. Mario është betuar se nuk e ka fyer askënd. Ai ka pranuar se i ka thënë mjaft me goditje, mos u bë fëmijë dhe eja të luajmë futboll’.

Asgjë më tepër, të tjerat i bëri Totti. Mendoj se njerëzit racistë janë injorantë. Ai duhet të dënohet për gjashtë muaj dhe jo vetëm të suspendohet në Kupën e Italisë”, përfundoi Raiola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›