Hysen Zmijani: “Shqipërisë i duhet një trajner i huaj”

Sokol Paja
Një nga mbrojtësit më të mirë të kombëtares shqiptare të futbollit, Hysen Zmijani, ka deklaruar se kombëtarja shqiptare e futbollit ka nevojë për trajner të huaj. Është momenti kur lakohen shumë emra për të qenë zëvëndësit e trajnerit të larguar Baric. Mbrojtësi më i mirë shkodran në dekadën e fundit, Hysen Zmijani, megjithëse nuk e ka drejtuar ekipin kombëtar më parë, ka një karrierë të pasur dhe të gjatë me këtë skuadër, por sidomos me ekipin e Vllaznisë, ku ka qenë protagonist i vërtetë në vitet ‘90. Në një moment të vështirë që ekipi ynë kombëtar gjendet pa trajner dhe një një cast kur e gjithë vëmendja e specialistëve të futbollit dhe futbolldashësve është e ndarë më dysh për trajner të huaj apo vendas, Hysa e ka dhënë mendimin e tij për një trajner të huaj në krye të stolit kuqezi. "Për mendimin tim do të ishte më mirë një trajner i huaj në krye të kombëtares së vendit. Trajnerët e huaj kanë më shumë eksperiencë dhe janë më të aftë që të drejtojnë ekipin. Në Shqipëri është në të mirën e të gjithëve që trajneri që do të drejtojë kombëtaren të jetë i huaj, sepse ai nuk pranon ndërhyrje dhe është i prerë në vendimet që merr në përzgjedhjen e lojtarëve dhe në drejtimin dhe menaxhimin e ekipit që drejton. Një drejtues shqiptar nuk do të punonte i qetë, dhe përpos kësaj nuk kanë eksperiencën e mjaftueshme për të drejtuar kombëtaren. Një i huaj është shumë më i mirë për të qenë drejtues, pasi të huajt që kanë ardhur kanë qenë vërtet të mirë dhe kanë bërë mjaft për kombëtaren tonë", është shprehur Hysen Zmijani. Edhe pse lakohet si një prej emrave për stolin e kombëtares, ai shprehet: "Do të ishte një kënaqësi, por është më mirë një trajner i huaj". Trajnerët e huaj, nisur edhe nga eksperienca dhe mentaliteti i ndryshëm që ekziston në Shqipëri do ta drejtonin më mirë ekipin kombëtar dhe si rrjedhojë do të kishim një zhvillim të futbollit, sepse mësimi nga të hujat më eksperiencë do të ishte i madh për futbollin tonë. Zmijani ka luajtur dhjetë vjet me Vllazninë dhe me kombëtaren shqiptare, për të vijuar më pas me dy vjet të tjerë në përberje të ekipit francez Ajacio, me militimin e suksesshëm në Arabinë Saudite, ku është shpallur kampion me skuadrën "Naser", rikthimin në Gjermani me Sant Paulon, pastaj prapë në Arabinë Saudite, këtë radhë me "Tehat", për t'u rikthyer sërish në Francë. Ndeshje me ekipin kombëtar: 36. Gola të shënuar me kombëtaren: 2. Si me kombëtaren, dhe ekipin e Vallznisë, Zmijani ka mbajtur mbi shpinë numrin 2. Në deklaratën e tij "Hysa" ka lavdëruar edhe punën e ish-trajnerit Baric, ku ka theksuar se ai ka bërë një punë të mirë në 15 muaj qëndrim në stolin kuqezi. Një tjetër mendim i ish-futbollistit të kombëtares sonë dhe të Vllaznisë ka qenë edhe shikimi më i madh për talentet e Vllaznisë, të cilët po dalin me shumicë, por përkrahja nuk ka qenë ajo më e mira. "Cdo trajner që të vijë, duhet të hedhë shikim nga Shkodra, se këtu nxirren talente shumë të mirë që mund t'i shërbejnë shumë ekipit kombëtar në të ardhmen, si Sukaj, që po përjeton një formë të mirë, apo edhe Lika e të tjerë, ndaj duhet një vëmendje më e madhe", ka thënë Zmijani.