E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita padit penalisht kreun e njesise bashkiake numer 10 ne Tirane

Shamku Bashke me zyrtaren e gjendjes civile manipuluan listat

Manipulimi i listave te zgjedhesve i pretenduar deri me tani ne rruge politike nga Partia Socialiste kthehet ne aksion ligjor. Deputetja e saj Ledi Shamku ka bere te ditur dje per mediat se ka depozituar nje padi penale ndaj kryetarit te njesise bashkiake nr. 10 Blendi Fuga dhe shefen e gjendjes civile te saj Marinela Muca. Duke folur para mediave Shamku ka bere te ditur se arsye per padine eshte bere manipulimi i listave te zgjedhesve te cilat PS-ja ka kohe qe i kerkon ti kete ne dispozicion. Sapo dorezova kallezimin penal per kryetarin e njesise bashkiake numer 10 ne Tirane z. Blend Fuga dhe per shefen e zyres se gjendjes civile znj. Marinela Muca. Depozitova kallezim penal per manipulimin me dashje te listave zgjedhore te leshuara nga kjo njesi te firmosura perkatesisht nga kryetari i minibashkise dhe nga shefja e zyres se gjendjes civile nenvizoi deputetja Shamku. Kjo eshte padia e pare penale qe lidhet me procesin zgjedhor qe po afron e qe sipas ecurise se deritanishme po vihet ne kushte thuajse te pamundura per nje zhvillim normal. Por padia socialiste ka nje rendesi shtese pasi ndiqet per nje zone elektorale ku kandidon kreu i selise roze Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshem Lulzim Basha. Akuzat dhe tanime edhe nje iniciative ligjore priren qe te tensionojne garen ne kryeqytet duke e vene praktikisht kandidatin demokrat ne kushtet e nje konflikti interesi me pergjegjesi direkte per ate qe po paralajmerohet si manipulim. Ministria e Brendshme eshte institucioni qe ben perditesimin e listave te zgjedhesve permes te dhenave te reja ne regjistrimin e gjendjes civile dhe nje akuze socialiste ne kete drejtim ka kohe qe behet. Madje sipas PS-se procesi nuk eshte ndalur edhe pertej 8 marsit qe sipas saj eshte edhe data fundore e lejuar nga ligji qe pranon perditesimin e te dhenave ne listat paraprake. Ne emer te selise roze Shamku ka bere edhe nje lloj betimi qe lidhet me mbrojtjen e votes se qytetareve e cila ne ligjerimin opozitar gjithnje e me shume po adreson levizje jashte institucionale dhe qe nuk gjejne reference ne ligj. Ne voten do e mbrojme nenvizoi Shamku. Ne keto zhvillime qe i ka kthyer partite ne stacione te fortifikuara qendrimesh te ashpra deputetja socialiste ka percjelle edhe nje besim qe duket se ka perfshire kete parti per se brendshmi. Ndjesia dhe perceptimi i nje fitoreje te sigurt e cila mund te zhbehet vetem permes manipulimit. Si lende e pare e garancive qe PS-ja sjell para opinionit eshte fatura e ngjarjeve te 21 janarit 2011 ku humben jeten 4 qytetare. Ka nje mesazh te qarte per Saliun dhe Lulin e tij. Ta harrojne voten e kryeqytetasve. Ta harrojne manipulimin e votes se Tiranes. Ta harrojne te prekin voten e Tiranes sepse vota e kryeqytetasve do te shkoje ne ate drejtim qe u thote kurre me vrasjeve kurre me nje pushteti qe vret kurre me nje pushteti qe vjedh dhe nje pushteti qe tallet dhe neperkemb jeten e qytetareve. Saliu dhe Luli i tij ta harrojne te prekin voten e shqiptareve. Ky ishte edhe misioni i kesaj padie shtoi Shamku. Po per ceshtjen e listave ne Tirane pak dite me pare deputete socialiste kane qene prezente ne disa njesi bashkiake ku pervec se kane kerkuar dokumentet e perditesuara kane bere te njohura edhe pretendimin e shtimit ne to te njerezve pa adrese ne nje numer qe supozohet se eshte rreth 5000.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›