Albert Xhani, 250 mijë euro gjobë për Muzakën
Përplasjet mes presedentit Xhani dhe futbollistit Gjergji Muzaka, që kanë degjeneruar edhe në kontakt fizik, e kanë shtyrë njëshin e të kuq të marrë vendimin ekstrem. Ai i ka vendosur një gjobë prej 250 mijë eurosh, në rast se futbollisti dëshiron të largohet. Tefik Osmani thuajse është bërë lojtar i Tiranës, ndërsa Dhëmbi i ka larë më herët hesapet me Xhanin, disa orë para ndeshjes së kthimit me Shiroki-Brijegun. "Vetëm kur të vdes unë, do të largohet Muzaka, ndryshe le të paguajë 250 mijë euro gjobë për të marrë kartonin", -mësohet të jetë shprehur Albert Xhani, presidenti i Partizani.