E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani, gol në miqësore QPR-së së Briatores

 

"Legjionarët"

Erion Bogdani, i shumëpërfolur në mediat italiane për një largim nga Kievo, dje ka arritur të shënojë ndaj anglezëve të Kuins Park Rangers (QPR), në fitoren 2 1 të ekipit veronez. Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer për 90 minuta. Ai ka hapur serinë e golave në minutën e 30 të, teksa shfrytëzoi një pasim të ardhur nga krahu i majtë dhe futi këmbën mes mbrojtësve. 30 vjeçari ishte mjaft këmbëngulës në lojë, madje kjo theksohet edhe në komentin e uebsajtit zyrtar të QPR së, ekip që financohet nga bosi i Renaultit, Flavio Briatore. Trajneri i Kievos, Bebe Iakini, i besoi Bogdanit që nga minuta e parë dhe ai ia shpërbleu me gol në miqësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›