Ranieri, "kunjat" e para ndaj Mourinjos
Kur në verën e 2004-s u zëvendësua nga Hoze Mourinjo në stolin e Çelsit, Klaudio Ranieri ndoshta nuk e kishte menduar asnjëherë se do të rigjente trajnerin portugez në "Derbin e Italisë". Dhe në të vërtetë, kështu ndodhi që me trofeun "Tim", ku bardhezinjtë fituan 1-0 ndaj Interit. Si Ranieri, ashtu edhe Mourinjo, janë larguar nga "Stamford Brixhi", por te Çelsi është një benjamin i të dyve: Frenk Lampard, i dashur te "blutë" nga Ranieri dhe që shpërtheu nën drejtimin e portugezit, i cili shpresoi ta marrë me vete te zikaltrit: "Nëse jam i lumtur, që Frenku nuk shkoi tek Interi? Unë dua vetëm që Frenku të zgjedhë atë që është më e mirë për të. Edhe në Itali do të kishte pasur shumë sukses. Por, nëse do ta kërkoja unë për Juven time, besoj pikërisht që Abramoviçi do të ma jepte. Ndërkohë që, Mourinjos i tha 'jo'. Dhe kuptohet pse."