E Diel, 1 Nëntor 2026

Alberta, pesë në pranga për trafik armësh

Musatafa Gashi, Edmond Kajo, Marjus Buda, Florenc Mezini dhe Nertil Fejzullau janë vënë në pranga nga forcat e policisë nën akuzën e “trafikimit të armëve dhe municioneve luftarake”.

Ndërkohë policia bën të ditur se sekuestroi 15 armë zjarri, pistoleta “Miniblow” e “Zastava”, 120 copë fishekë, 7 aparate telefoni celularë, si dhe dy automjete. Prangosja e pesë personave u krye në kuadër të opeoracionit të koduar “Alberta”.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, vënia nën pranga e shtetasve u bë e mundur në flagrancë në kohën kur mes tyre po realizohej shkëmbim i armëve dhe municioneve. Zëdhënësi i policisë bëri të ditur se personat e arrestuar dyshohej se “në kohë dhe vende të ndryshme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer trafik armësh”.

Prej të arrestuarve, Mezini, 31 vjeç, nga Berati, rezulton të ishte dënuar më parë për vjedhje. Nga ana e grupit hetimor vazhdon puna për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e armëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›