Albertini: Shqipëria bëri progres, PS të shkojë në Kuvend
Shefi i delegacionit të Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Evropian, Gabriele Albertini vlerëson progresin që ka bërë Shqipëria, por nuk pajtohet me bojkotin e opozitës ndaj institucionit të Parlamentit. Ai u takua dje në Bruksel me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Ilir Meta, me të cilin diskutoi çështjen e statusit të Shqipërisë në BE dhe integrimin e saj të plotë në familjen evropiane.
“Ne patëm mundësinë për të folur për rrugën që po merr Shqipëria drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke konsideruar aspektet problematike dhe progresin që është bërë për të arritur deri aty. Kemi vlerësuar pozitivisht zgjedhjet, edhe pse ka kundërshtime nga njëra palë dhe lindin disa pyetje. Ministri ka konfirmuar që gjithçka ka qenë e rregullt dhe ajo që ka ndodhur më vonë, është si rrjedhim i konflikteve personale të opozitës”, - u shpreh z. Albertini.