E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alberto Kontador fiton Turin e Francës

27-vjeçari i skuadrës së Astanas la pas çiklistin nga Luksemburgu, Andi Shlek, i cili u rendit i dyti 39 sekonda pas kampionit. 25-vjeçari meritoi fanellën e bardhë si çiklisti i ri më i mirë i Turit. Në shkallën më të ulët të podiumit u rendit rusi Denis Mençov, 2 minuta e 1 sekondë pas kryesuesit.

Duartrokitje dhe mbështetje nga publiku parizien shkuan edhe për amerikanin Lens Armstrong, i cili megjithëse ishte larg kryesuesve në garë, vazhdon të vlerësohet për fondacionin e tij në mbështetje të 28 milionë të prekurve nga kanceri. 39-vjeçari ka fituar shtatë herë Turin e Francës, pra katër herë më tepër se Kontadori. Por e ardhmja flet në emër të spanjollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›