Raul, lamtumirë mes lotësh
33-vjeçari e ka cilësuar “të vështirë dhe të trishtuar” ditën e sotme dhe ka falënderuar e përshëndetur “të gjithë presidentët, shokët, punonjësit, trajnerët, kundërshtarët dhe shtypin”, para se të kujtojë “miliona tifozët e Realit” që e kanë mbështetur gjatë këtyre viteve dhe e kanë bërë të ndihet si në shtëpi, “sidomos në ‘Bernabeu’”.
“Reali i Madridit ishte për mua si shtëpi dhe prej sot fillon misioni i vështirë për të gjetur të njëjtën lumturi të pafundme që kam pasur këtu”, theksoi golashënuesi më i mirë në historinë e “galaktikëve”. E kush mendon se vendimi për t’u larguar erdhi si pasojë e Hoze Mourinjos, e ka gabim: “Mourinjo është një trajner i madh dhe mbërritja e tij është pozitive. Ai ma bëri më të vështirë vendimin për t’u larguar”.
Lidhur me kundërshtarim në të fortë kundër të cilit ka luajtur, Raul u përgjigj pa mëdyshje: Pep Guardiola. “Ishte një trajner edhe në fushën e lojës, u jepte urdhra të gjithëve. Pastaj në kombëtare u bëmë miq të mirë. Ai më dha pasin për golin tim të parë në skuadrën përfaqësuese”, kujton legjenda madrilene.