E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat spanjolle: Ibra është në shitje

El Mundo Deportivo, shumë prabë klubit katalanas, shkruan se vetë suedezi ka përjashtuar një transferim të mundshëm te Mançester Siti, por nuk mund të bëjë të njëjtën gjë në rast të një oferte konkrete të përshtatshme nga gjigandët kuqezi të serisë A, Milani.

Por e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport thekson se klubi i sheikëve arabë mund të ofrojë më tepër se italianët. Nga ana tjetër, flitet se në betejën për Ibrën mund të futet edhe Hoze Mourinjo i Realit i cili është në kërkim të zëvendësuesit ideal të Raulit. Ky i fundit vendosi të vazhdojë karrierën te gjermanët e Shalke 04.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›