Albi Xhepa: Jam i lumtur, plotesova endrren time…
Albi, urime per cmimin e madh. Si e perjetove fitoren? E prisje?
Nuk e kam pritur se do te isha une fituesi. Te jem i sinqerte kam menduar dike tjeter si fitues te cmimit te madh, une prisja te merrja nje cmim, por jo kete. Kam menduar se do te fitoja cmimin e performances me te mire. Por jam shume i lumtur. Tek e fundit kjo ishte endrra ime, qe ne fillim, te dilja nga “Star Academy” me trofe, dhe arrita te marr trofeun e madh.
Sa i shperblyer ndihesh pas 3 muajve angazhim maksimal ne “Star Academy”?
Kam fituar shume dhe kam mesuar shume gjera qe nuk i dija, ose me mire, mendoja se i dija, por nuk i kisha ditur. E them kete ne gjithe aspektet e ketij superproduksioni, ku sigurisht do te vecoja mesimdhenien ku kam perfituar jashte mase. Per mua kjo eksperience perfshihet ne fjalet: shume pune, shume energji, shume angazhim, shume perkujdesje nga i gjithe stafi qe ka punuar me ne, shume argetim, packa se edhe shume lodhje, por mbi te gjitha shume sukses. Nuk do te mjaftonin falenderimet e mia per te shprehur mirenjohjen qe ndjej sot, per gjithe organizatoret e ketij produksioni te madh, producenten Zana Cela, Tv Klan me ne krye zotin Aleksander Frangaj qe ka hapur dyert per te gjithe talentet.
Cfare planesh ke, pas ketij triumfi?
Plani i pare eshte kenga e Bojkenit, te cilen e kam kenduar mbreme per here te pare e qe e kam shijuar ne maksimum. Do te realizojme nje klip per te, u cili do te mbyllet besoj para turneut e do te hidhet ne treg. Pastaj do te jete turneu ne disa qytete te Shqiperise.
Ndryshe nga gjithe javet e shkuara kur ty te ka munguar publiku ne salle, mbreme ke patur nje publik te zjarrte. Sa te ndihmoi ajo perkrahje per te dhene maksimumin tend?
Ka qene i jashtezakonshem, sidomos fansat e mi qe kishin ardhur nga Gjakova. Jam ndjere shume mire me ata aty. Ka qene pa dyshim mbremja ime me e mire. Gjithmone kam pasur emocione kur kam publik te tille qe me ndjek, por mbreme nuk kam patur emocione. Me kane dhene shume force dhe jo vetem ata mbreme, por te gjithe ata qe me kane votuar e mbeshtetur edhe netet e tjera, packa se s’kane qene te pranishem ne salle. E di qe fale tyre jam ketu dhe ndjej obligim t’ju them se nuk do te zhgenjehen. Albi premton shume.
Cila ka qene sipas teje, pika kulminante e performancave te tua mbreme?
Ka qene kenga “Rebel yell” e Billy Idol. Aty kam shfaqur gjithe vlerat interpretative dhe vokale. Ka qene hera e pare kur e kam ndjere veten ne lartesine e duhur. Kurre si kam pohuar vetes “je mire”. Mbreme po.
Edhe ne cerekfinale, kur e ke kenduar kete kenge, ke marre vleresimet me te larta. Duket si nje kenge e shkruar enkas per ty?
Po, kjo kenge ne fakt me pelqen shume. E kam degjuar fillimisht nga shoket e mi, neper pub-e. Me ka pelqyer gjithmone, por nuk e kisha marre kurre guximin ta kendoja, pasi eshte nje kenge shume e veshtire. Por ne “Star”, mesova se mund te kap nota me te larta nga c’dija une. Kam punuar shume per ta pervetesuar sic duhet me profesor Bojkenin dhe jam kenaqur me c’kemi arritur. Naten e pare qe e kendova e kam ndier veten shume mire. Por maksimumi mendoj se ishte mbreme. Ka qene fantastike. Eshte nga te vetmet kenge qe me ben te ndihem kengetar. Faleminderit Billi Idol qe e ka hedhur ne treg kete kenge.
Nje moment i vecante ishte ndarja e cmimeve. Ola mori dy cmime mbreme, dhe ti prite qe ajo te vinte te takonte e para. Kishte ende meri mes jush?
S’mund te them meri. Ose ka patur vetem pak (qesh). Por kam qene vertet shume i hutuar se nuk e kam pritur te fitoja, aq i hutuar sa prinderit e mi me duket i kam takuar te fundit.
Do te takoheni me bashke ju te dy?
Sigurisht qe po. Kemi turneun perpara (qesh). Ia kam lene ne dore fatit. Keshtu thashe edhe ne spektakel apo jo…
Performanca jote e pare pas shpalljes fitues ishte tek e diela shqiptare”. Cfare emocionesh te dha kjo performance?
Isha i pushtuar prej emocioneve te nates se shkuar. Ende s’jam cliruar prej tyre. Por ndjeva nje energji te forte dhe e shijova ne maksimum. Publiku ishte i jashtezakonshem. Ishte performanca e pare menjehere pas cmimit dhe per mua ka nje domethenie te vecante. E falenderoj shume Ardit Gjebrene, per ftesen dhe per ndjesite e mira qe mora ne programin e tij.
Nderkohe tani te presin koncertet dhe planet e tjera me grupin tend “Hapat”… Ku do te jeni kete vere?
Fillimisht do te perfundojme nje kenge e cila eshte gati per t’u incizuar, dhe kemi menduar nje videoklip per te. Mandej jane koncertet e veres. Jane fiksuar deri me tash koncertet qe do te kemi ne Dhermi nga data 25 gusht deri me 25 shtator. Dhe para kesaj do te jemi ne Tirane, por data ende nuk eshte percaktuar. Do ti njoftoj te gjithe fansat ne Facebook, sigurisht te faqja ime personale (qesh).