E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albin Kurti: BE të mos i japë Serbisë statusin kandidat

PRISHTINE- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kërkon nga BE-ja që mos i japë statusin e kandidatit Serbisë. Kurti, ka nisur nga një letër në adresë të 27 ministrave të punëve të jashtme të shteteve anëtare të BE-së ku ka renditur arsyet për të cilat, sipas tij, Serbisë nuk i duhet dhënë statusi i vendit kandidat për anëtarësim, shkruan sot gazeta kosovare Koha Ditore.

Teksa shfaq drojën se Serbisë po i lehtësohet marrja shumë shpejt e statusit të kandidatit, Kurti ka bindjen se BE-ja beson, gabimisht, se kjo është metoda më e mirë për ta mbajtur Serbinë nën kontroll dhe në gjendje të qendrueshme. Kështu, sipas Kurtit, BE-ja mendon se do të forcojë klasën politike të moderuar në Serbi. “Por, pikërisht nën këtë udhëheqje Serbia ka lobuar aktivisht kundër pavarësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ka punuar për ta minuar sovranitetin dhe integritetin territorial duke financuar dhe drejtuar strukturat ilegale shtetërore brenda Kosovës”, ka shkruar lideri i Vetëvendosje.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›