Berisha: Rama punoi me mua për rrëzimin e Fatos Nanos
TIRANË- Në prag të ditës kombëtare të rinisë, 8 dhjetori kryeministri Berisha është takuar me studentët e qytetit të Durrësit, para të cilëve, kujtoi këtë ngjarje të shënuar.
Gjatë bashkëbisedimit me ta, kreu i qeverisë nuk ka kursyer akuzat për kryesocialistin Rama. Berisha tha se Rama punonte me të për rrëzimin e Fatos Nanos. Sipas Berishës Rama përfaqëson sot politikanin me “zinxhirin më të gjatë të disfatave”.
Berisha komentoi edhe librin e fundit të kryesocialistit, “Kurban”, për mënyrën se si Rama flet aty pë Fatos Nanon.
“Mënyra se si e përshkruan ai Fatos Nanon absolutisht është mënyra më primitive njerëzore, e cila është identike me ato të Enver Hoxhës për Haxhi Lleshin. Të harrojmë gjithcka shkruan për Sali Berishën, dakort është armiku i jashtëm, por një njeri që e mori nga Parisi, e bëri ministër, e kandidoi për Kryetar Bashkie dhe kryetar e bëri PS-ja. Në fund ai punoi së bashku me mua për rrëzimin e tij, se ato sheshet e Mjaft-it i mbushte PD-ja”, komentoi Berisha.
BERISHA: NË ‘90-ËN, TË RINJTË SHMANGËN NJË KONFLIKT CIVIL
Kryeministri u shpreh se viti studentët në vitin 1990 dhanë kontributin e tyre për rrëzimin e komunizmit, ndërsa e cilësoi atë si “vitin e mrekullive”.
Duke u ndalur tek ngjarjet historike të vitit 1990, Berisha u shpreh se studentët shqiptarë të mbledhur në Tiranë, arritën të fitonin me një lëvizje paqësore, duke shmangur një konflikt civil.
"Brezi para jush ka jetuar diktaturën më të pamëshirshme. Shqiptarët në vitin '90 ishin të shtypur . Këtë perde e corrën të rinjtë e Tiranës që u ngriten në 8 dhjetor". Ata ja dolën me një kurajo të madhe të shmangin një konflikt civil. Pedagogët dhe studentët e kësaj lëvizje dinin shumë pak për sistemin që do ndërtohej më vonë, por ata kishin si qëllim një lëvizje paqësore dhe këtë e kishin qëllim në vetvete , tha shefi i qeverisë.
Kryeministri komentoi më tej, se të rinjtë arritën të mposhtin regjimin e Enver Hoxhës, të cilin ai e quajtu më mizor se atë të Gadafit.
BERISHA: GORBAÇOV, U TRONDIT KUR MORI VESH PËR PUSHKATIMIN E 800 GRAVE GJATË REGJIMIT
Ai argumentoi se në Shqipëri lufta e klasve, makineria që ekzekutoi, persekutoi, burgosi, internoi, dy herë më shumë qytetarë sesa në të gjtha vendet ish- komuniste të marra së bashku.
“Kur i tregova Ish-presidentit të Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbaçov, se satistikat zyrtare flasin për pushkatimin e 800 grave gjatë regjimit, ai u trondit”.
Sipas Berishës një e dhënë e panjohur në lidhje me diktaturën është se, në dallim nga të gjitha regjimet ish- komuniste, regjimi komunsit në Shqipëri ka vrarë, ekzekutuar shumë herë më tepër me uri dhe sëmundjet, sesa me burgjet dhe skuadrat e pushkatimit.
“Kjo nuk njihej, sepse qyteti, Tirana, por dhe qytete të tjera, ishim të privilegjuar, se kishim tollon, i cili përcaktonte ushqimet që do merreshin, ndërsa banorët që shtriheshin nga Vermoshi në Delvinë, merrnin për vite të tëra kripën, sheqerin, vajin dhe bukën e mistrit. Këto krijonin sëmundje dhe sot po të tregohet se si familjet shqiptare filluan të përshtaten, është legjendë, shkuar disa dhjetra herë legjendës së Migjenit. Mortaliteti infantil ishte nga më i larti në botë”.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama: Saliu, lexuesi i gjynahtë i librit tim VIDEO: Berisha: Rama punoi me mua për rrëzimin e Nanos