Homazhe për nder të Sabri Godos, vendi dy orë zi kombëtare
TIRANE- Po zhvillohet në këto momente ceremonia e homazheve, në hollin hyrës të sallës së Kuvendit, për nder të politikanit dhe shkrimtarit të njohur Sabri Godo, i cili u nda nga jeta mesditën e djeshme në moshën 82 vjeçare.
Qeveria shqiptare në nderim të tij, shpalli zi kombëtare të dielën nga ora 12.30 deri në 14.30. Sipas vendimit, ne institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do te ulet në gjysëm shtizë ndersa në orën 14.30 do të mbahet një minutë heshtje. Krerët e shtetit ngushëlluan që dje familjarët e Godos.
Politikani i njohur kishte dalë prej pak ditësh nga spitali, ku qëndroi i shtruar prej më shumë se 10 ditësh në gjendje të rëndë, pasi kishte kërkuar që t’i kalonte në
Ora 13:48- Mbërrijnë në sallën e Kuvendit për homazhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha e bashkëshortja e tij. Përkulen me nder para trupit të pajetë të Sabri Godos.
Ora 13:43- Ambasadorja e Britanisë Fiona McIlwham homazhe për nder të Sabri Godos.
Ora 13:41- Homazhe për Godon edhe përfaqësues të partive shqiptare nga Maqedonia Ali Ahmeti i BDI.-së kurorë me lule e përkulje para trupit të pajetë të Godos.
Ora 13:37- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli homazhe për Godon, vendos kurorë me lule mbi trupin e pajetë të Godos, përkulet para tij.
Ora 13:35- Ish presidenti Rexhep Meidani, deputetët e PS-së Ruci, Dokle e Xhafaj homazhe për Godon. Në homazhe edhe kreu i PSD-së Skënder Gjinushi e Ministri i Mbrojtjes Arben Imami. Meidani e Dokle lënë mesazh ngushëllimi.
Ora 13:28- Kryeministri Berisha e bashkëshortja e tij Liri Berisha mbërrijnë në sallën e Kuvendit për të nderuar Sabri Godon. Berisha përkulet me nder përpara trupit të pajetë të Godos, vendosin kurorë me lule. Berisha lë shënim në librin e ngushëllimeve.
Ora 13:22- Ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu në sallën e Kuvendit, përkulet me nderim përpara trupit të pajetë të Sabri Godos.
Ora 13:17- Liri Belishova ngushëllon familjen e Godos, përkulet para trupit të tij të pajetë.
Ora 13:15- Ben Blushi homazhe për nder të Sabri Godos.
Ora 13:12- Deputetë të PD-së e PS-së, aktorë e gazetarë nderojnë figurën e Sabri Godos. Aktori Mirush Kabashi lë shënim në librin e ngushëllimeve. Homazhe për nder të Sabri Godos dhe përfaqësues të besimeve fetare në Shqipëri.
Ora 13:05- Ambasadori i BE-së Etore Sequi e ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto përkulen me nderim para trupit të pajetë të Godos. Haxhinasto vendos një tufë me lule. Sequi lë shënimin e rastit në librin e ngushëllimeve. Më herët në homazhe për nder të Sabri Godos dhe ambasadori i OSBE-së Eugen Wolfarth.
Ora 13:00- Princ Leka e drejtues të oborrit mbretëror, homazhe për nder të Godos.
Ora 12:57- Presidenti Topi në sallën e Kuvendit, homazhe për nder të Sabri Godos. Lë shënim në bllokun e ngushëllimeve.
Ora 12:33- Nisin zyrtarisht homazhet, Fatmir Mediu lë shënim i pari në librin e ngushëllimeve.
Ora 12:30- Pritet të nisë ceremoniali i homazheve.
Ora 12:21- Trupi i pajetë i Godos mbërrin në sallën e Kuvendit për homazhe.
Ora 12:15- Trupi i pajetë i Sabri Godos niset nga banesa e tij, drejt Parlamentit për homazhe.
VENDIMI I QEVERISE
1. Shpalljen zi kombëtare, nga ora 12.30 deri në 14.30, ditën e diel, datë 4.12.2011, në nderim të të ndjerit, z.Sabri Godo, shkrimtar dhe politikan i shquar.
2. Në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, të ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtizë dhe në orën 14.30 të mbahet një minutë heshtje.
3. Ceremonia e homazheve të organizohet ditën e diel, datë 4.12.2011, ora 12.30 deri 14.30, në mjediset e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
4. Radio-Televizioni Publik Shqiptar, gjatë zhvillimit të ceremonialit funebër zyrtar, të transmetojë muzikë funebre.
5. Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i vitit 2011, miratuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme.
6. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
KUSH ISHTE SABRI GODO?
Sabri Godo ishte një ndër politikanët më të njohur në Shqipëri, shkrimtar dhe skenarist. I lindur në Delvinë më 8 gusht 1929, dhe pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, Godo e vazhdoi të mesmen në Tiranë, të cilën e la në gjysmë në vitin e tretë, pasi mori pjesë në luftën antifashiste, nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia.
Godo u largua nga Shqipëria së bashku me nënën e tij pasi përndiqej politikisht. Ka patur një veprimtari të ngjeshur në publicistike, veçanërisht në revistën "Hosteni", ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime.
Në janar të vitit 1991 Sabri Godo themeloi Partinë Republikane të Shqipërisë të cilen ai e drejtoi për shtatë vite me radhë. Aktualisht ishte kryetar i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme,si dhe ka dhënë gjithashtu një kontribut të madh për sa i përket hartimit të Kushtetutës së Shqipërisë.
Ndër veprat e tij artistike përmenden romanet dhe tregimet e tilla si: "Plaku i Butkës", Roman historik (1966); Ali Pashë Tepelena, roman 1970, Zëra nga burime të nxehta, tregime (1972); "Intendenti", tregim (1973); "Skënderbeu (1975), "Prova e zjarrit", roman (1977); "Kohët që shkojnë, kohët që vijnë", reportazhe (1985); "Ujërat e qeta", roman, (1988); "Koha e njeriut", roman (1990), "Udhëtari", roman (2009) dhe skenarë “Dritat e qytezës”, (1983).
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Shuhet në moshën 82-vjeçare politikani Sabri Godo FOTO: Foto nga homazhet