E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritol hekurudhes Vorë-Shkodër, parlizohet kalimi i trenave

KRUJE- Mbrëmë në mesnatë është dëmtuar nga një sasi tritoli hekurudha Vorë-Shkodër, ndërsa aktualisht është paralizuar edhe kalimi i trenave në këtë hekurudhë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Murqinë të Krujës, ndërsa janë ende të paidentifikuar personat që kanë vendosur sasinë e tritpolit.

Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërsa Drejtoria e Hekurudhës po punon për riparimin e dëmeve.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›