E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albin Kurti: Bashkimi i shqiptarëve, i domosdoshëm

http://www.youtube.com/watch?v=97h5c0qEtKc

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti shprehet se bashkimi në një komb i shqiptarëve është i domosdoshëm. Për realizimin e këtij qëllimi, ai shprehet se hapi i parë duhet të jetë bashkimi i dy shteteve, Shqipërisë me Kosovën.

Hapi i parë për bashkimin kombëtar të shqiptarëve duhet të fillojë me Kosovën e Shqipërinë dhe më pas, të ndihmohen edhe shqiptarët që u copëtuan në konferencën e Londrës më 1913, është shprehur Kurti, në një intervistë për televizionin Alsat M.

Le të fillojmë prej hapit më të domosdoshëm dhe më të rëndësishëm tash për tash, Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, më pastaj duhet të ndihmohen shqiptarët në Mal të Zi, Luginë të Preshevës dhe në Maqedoninë Perëndimore në Iliridë, duhet të ndihmohen që të organizohen sa më mirë, ty mund të të takojë e drejta, por e drejta nuk realizohet nëse ske organizim. Nuk po mendoj shqiptarët në Maqedoni pa Shkupin, deri para 30 vjetëve është konsideruar që qyteti me më së shumti shqiptar ka qenë Shkupi, ka ka shtuar ai.

Duke folur për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni, Kurti tha se Kosova dhe Shqipëria kanë për obligim tu dalin në ndihmë shqiptarëve në Maqedoni.

Nëse ne lejojmë që shqiptarët në Maqedoni të ballafaqohen me Qeverinë Gruevski ndaras prej Kosovës e Shqipërisë atëherë do të prodhohen Brodeca të ri. Ne kemi nevojë që të kemi sa më shumë organizim dhe aktivitete i cili edhe ndihmohet dhe mbështetet prej Tiranës dhe Prishtinës, këtë gjë duhet ta kërkojnë shqiptarët e Maqedonisë edhe më shumë, tha lider i Vetëvendosjes

Sa i takon Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni, ia tha se më shumë ka pasur efekte për të çarmatosur shqiptarët se sa realizimin e të drejtave të tyre. Në këtë aspekt ai ka shtuar se shqiptarë duhet ti kërkojnë të drejtat e tyre duke u bashkuar. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›