E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jacobson, ambasadorja e re e SHBA-së në Kosovë

Tracey Ann Jacobson

Senati i Shteteve të Bashkuara i ka konfirmuar ambasadorët amerikanë në 16 vende, përfshirë edhe Kosovën.

Ambasadore e re e SHBA-së në Kosovë do të jetë Tracey Ann Jacobson, e cila si ambasadore ka shërbyer në Turkmeni dhe në Taxhikistan.

Jacobson, një diplomate karriere nga Shërbimi i Lartë Diplomatik, së fundit ka shërbyer si zëvendës drejtoreshë e Institutit për Shërbim të Jashtëm.

Ajo ka shërbyer edhe si zëvendës sekretare ekzekutive në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, ndërsa ka punuar si diplomate në Seul të Koresë Jugore, Moskë të Rusisë, e të tjera.

Aktualisht, ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë është Kristofer Dell. /Express/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›