E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censusi, AK: Berisha po ndjek udhëzimet e Greqisë

Redi Ramaj

Aleanca Kuqezi ka denoncuar shkeljen e afateve për publikimin e të dhënave të Censusit 2011-të. AK ka bërë thirrje për publikimin e rezultateve sa më shpejt, duke i kërkuar qeverisë transparencë për të gjithë procesin.

Aleanca KuqeZi i bën thirrje qeverisë Berisha që të publikojë sa më parë të dhënat zyrtare të Censusit si dhe të shpjegojë arsyet e mospublikimit të deritanishëm e cila ka sjellë shkelje të afateve të përcaktuara në ligj. Alenca Kuqezi kërkon që qeveria të bëjë transparencë për të gjithë procesin e Censusit, për të cilin u shpenzuan plot 14 milion euro, vetëm për ti plotësuar haraçet Athinës Zyrtare, tha Redi Ramaj, drejtor ekzekutiv i AK-së.

Kjo aleancë duke pretenduar se qytetarët në shumicë nuk i janë përgjigjur pyetjes për etninë dhe fenë, akuzon se në publikimin e rezultateve Greqia po kërkon plotësimin e udhëzimve të dhënë për Berishën.

Pasi kanë kaluar gjashtë muaj, shqiptarët ende nuk kanë asnjë informacion zyrtar për këto dy pyetje, sepse Athina po mban peng saktësinë e të dhënave dhe po nënshtron qeverinë shqiptare me shpresë manipulimi sipas interesave helene. Qeveria shqiptare ka dërguar drejt Athinës raportin zyrtar të të dhënave dhe është në pritje të direktivave helene për të ti publikuar të dhënat e deformuara përpara kombit tonë, tha më tej Ramaj. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›