Vota e 2013-s, do numërohet me sistem elektronik

Kuti votimi
Votat e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që parashikohet të mbahen në qershor të vitit 2013-të do të numërohen në mënyrë elektronike. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste në Komisionit e Posaçëm të Reformës Zgjedhore kanë rënë dakord në parim, për këtë gjë.
Mbledhja e komisionit është zhvilluar pa praninë e mediave dhe përveç kësaj pike, PD dhe PS kanë gjetur konsensusin për reduktimin e qendrave të votimit dhe mos hapjen e tyre në ambiente private.
Por ende nuk është qartësuar se si do të jetë ky sistem elektronik që do të lexojë vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Kjo pritet të mësohet gjatë mbledhjeve të ardhshëm të komisionit të reformës, kur do të diskutohen çështjet teknike.
Dy partitë e mëdha në ligjin e ri zgjedhor do të përfshijnë dhe një pikë ku thuhet se KQZ detyrohet të testojë sistemin elektronik të numërimit të votave, dy muaj para mbajtjes së zgjedhjeve. /F.S/