E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD PS pranojnë numërimin elektronik të votave

Share

Në zgjedhjet e ardhshme procesi i numërimit të votave nuk do të jetë manual, por elektronik. Për këtë është rënë dakord në komisionin e reformës zgjedhore

Në fakt palët në komision kanë debatuar parimisht në bazë të një drafti propozimesh që kanë të bëjnë me kërkesat që do t`i drejtojnë kompanisë që do të marrë përsipër aplikimin e sistemit elektronik të numërimit të votave në 2013-n.

Ndërkaq, mazhoranca dhe opozita në komision kanë rënë dakord në parim dhe sa i përket reduktimit të qendrave të votimit. Në bazë të draftit të diskutuar në komision parashikohet që qendrat e votimit nuk do të kenë më pak se 200 votues, por jo më shumë se 1 mijë duke e standartizuar në këtë mënyrë numrin e votuesve për çdo qendër.

Po ashtu palët kanë rënë dakort që nuk do të ketë më qendra votimi në ambjente private, duke i dhënë kështu zgjidhje edhe njërit prej problemeve të ngritura në vazhdimësi nga Partia Socialiste për këtë çështje. Kështu palët në komisionin e reformës zgjedhore kanë rënë dakort për kalimin e këtyre dy kapitujve ndërsa në ditët në vijim pritet të diskutohet sa i përket sistemit zgjedhor, që është edhe pika më e nxehtë. Puna e komisionit të reformës pritet të përfundojë në fund të muajit prill, pas shtyrjes me dy muaj që u bë para një muaji në seancë plenare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›